Nga 1 janari i këtij viti të gjitha veturat e kategorisë më të vjetra se 10 vite dhe ato që nuk kanë motor të standardit “Euro 4” nuk kanë mundur të zhdoganohen brenda territorit të Kosovës.
Edhe pse një kufizim i tillë ka ndikuar në uljen e numrit të importimit të veturave të vjetra, në Kosovë këtë vit kanë hyrë shumë automjete që në bazë të kritereve të përcaktuara, nuk konsiderohen të reja, shkruan lajmi.net.
Në një përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme për lajmi.net, është bërë e ditur që numri i përgjithshëm i veturave të vjetra të importuara në Kosovë gjatë këtij viti, kap shifrën prej 59 mijë e 937.
Nga ky numër i përgjithshëm, 55 mijë e 167 konsiderohen si vetura të vjetra./ ZERI
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.