Mbikqyrësi financiar i Britanisë tha të mërkurën se ka nisur një rishikim të tregut të hipotekave për të parë nëse ka zona ku konkurrenca nuk mund të funksionojë mirë ose mund të përmirësohet.
Veprimi i rregullatorit vjen së bashku me rritjen e presionit ndaj qeverisë britanike mbi mungesën e strehimit në disa pjesë të vendit dhe me rritjen e çmimeve të banesave të cilat janë bërë të papërballueshme për shumë njerëz.
Autoriteti i Sjelljes Financiare tha se po kërkonte pikëpamjet për reformat e fundit të tregut të kredive për shtëpi, aftësinë e konsumatorëve për të marrë informacionin e nevojshëm mbi hipotekat, dhe sjelljen e firmave në këtë sektor.
‘Thirrja për inpute’ synon të mbledhë pikëpamjet përpara fillimit të ndonjë studimi gjithpërfshirës të tregut vitin e ardhshëm.
Ajo mbulon një gamë të gjerë të kredive për shtëpi, përfshirë kreditë hipotekore për gjithë jetën, pronësinë e përbashkët, blej për ta lënë me qera, hipotekat e dprës së dytë dhe kredtë ‘urë’.
Ajo gjithashtu përfshin shqyrtimin e aktiviteteve dhe marrëdhënieve brenda sektorit, përfshirë huadhënësit, ndërmjetësit, shërbimet e vlerësimit dhe agjentët e pasurive.