Mbikqyrësi i energjisë së Turqisë (EPDK), ka hapur rrugën për shpërndarjen e gazit më të lirë për konsumatorët nëpërmjet një vendimi të ri, sipas zyrtarëve.
‘Një vendim është marrë nga bordi ynë për tu mundësuar konsumatorëve tanë të sigurojnë gaz më të lirë. Pas këtij vendimi, një total prej 69 kompanive të shpërndarjes së gazit do të jenë në gjendje të përmbushin kërkesat e tyre të gazit nga rrjeti kombëtar i gazit, Botas, ‘tha kreu i EPDK Mustafa Yılmaz, sikundër citohet nga e përditshmja Hürriyet.
Sipas ligjit nr. 4646 për tregjet e gazit, kompanitë e shpërndarjes së gazit, në maksimum, mund të përmbushin 50 për qind të nevojave të tyre për gaz nga Botas. Me vendimin e ri të EPDK, ato do të jenë në gjendje të përmbushin të gjitha nevojat nga stacionet raporton Hurriyet.