Ministrja për Inovacionin e Administratën Publike, Milena Harito në një deklaratë për shtyp dha detaje lidhur me takimin e dy kryeministrave ditën e shtunë në Prizren. Harito bëri me dije se në Prizren do të nënshkruhen disa marrëveshje nga qeveria Shqiptare dhe ajo e Kosovës.
“Kemi dy projekte për Preshevën. Dy projekte për bashkëfinancim për maternitetin Preshevës. Do bëhet nënshkrimi formal i këtyre marrëveshjeve dhe dy kryeministrat do u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve.”- deklaroi Harito.
Harito bëri të ditur se në takim do të nënshkruhen disa marrëveshje bashkëpunimi në fushën e transportit, integrimit dhe ekonomisë. “Nënshkrimi për bashkëpunimin strategjik dhe për transportin. Dhe thellim në fushën e integrimit europian”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.