Sipas një studimi, blerësit e banesave, të gatshëm që të jetojnë në shtëpitë me numrin ‘ters’ 13, mund të inkurajohen duke paguar 9 mijë paund më pak sesa kostoja mesatare e një shtëpie.
Portali i kërkimit Zoopla përllogariti se shtëpitë me këtë numër janë zakonisht 8,974 paund më të lira sesa kostoja mesatare e pronave në Mbretërinë e Bashkuar.
Studimi i portalit, i publikuar këtë të premte, 13 janar, gjeti se afërsisht një e treta e pronarëve të pyetur do të ishin më pak të prirë të blinin një shtëpi me numrin 13.
Shtëpitë me numrin 1 janë zakonisht më i shtrenjtat; shtëpitë me numrin 100 renditen të dytat si pronat më të shtrenjta.
Zëdhënësi i Zoopla, Lawrence Hall, tha: “Ndërsa supersticionet mund të shkaktojnë frikë në mendjet e disave, ky vit që ka dy të premte 13 – e dyta në tetor – do të jetë një mundësi e mirë për ata që nuk vuajnë triskaidekaphobia (supersticion që lidhet me numrin 13) të arrijnë një marrëveshje për të blerë një shtëpi.
Rreth një e katërta e atyre që u morën në studim thanë se nuk do të ndryshonin, të përfundonin mobilimin, apo të lëviznin në një shtëpi ‘të premten 13’.
Burimi: BBC