Autoriteti i Konkurrencës mbylli së fundmi hetimin paraprak në tregun e tregimit të produkteve lëndë e parë për prodhimin e brumërave për bukë dhe nën produktet e saj, dhe konkretisht ndaj ndërmarrjes “Nelly” SHP”.
Ky hetim nisi në muajin maj të këtij viti pas një ankese të paraqitur nga persona fizikë, dhe një vendimi të Sekretariatit në muajin maj të këtij viti.
Për të parë situatën në hetim u përfshi periudha nga 1 janari 2017 deri në 15 maj 2017.
Tregjet nën hetim
Dy janë tregjet që u morën në analizë nga ana e Konkurrencës. I pari ai i e produkteve përzierës me fara për prodhimin e bukëve dhe simiteve i ndarë në tre nën tregje dhe I dyti i produkteve të përdorura për ardhjen e brumit, majasë, i ndarë nëdy nën tregje(maja e njomë dhe e thatë).
Konkurrenca pasi ka analizuar të dhënat e marra nga Doganat por edhe referuar bilancit të kompanisë së akuzuar Nelly SHPK ka dalë në disa përfundime.
“Tregu i majasë me dy nën tregjet përkatëse të majasë së njomë dhe të thatë është një treg shumë i përqendruar, por kjo shkallë përqendrimi nuk vjen nga pjesa e tregut e ndërmarrjes nën hetim, “Nelly” SHPK, e cila përfaqësohet me 1.6 % nëtregun e majasë së thatë dhe 26.8% në tregun e majasë së njomë.
Tregu i produkteve përzierës me fara për prodhimin e bukëve dhe simiteve Zrnopan T, S dhe Plus është një treg shumë i përqendruar, por kjo shkallë përqendrimi nuk vjen nga pjesa e tregut e ndërmarrjes nën hetim, “Nelly” SHPK, e cila përfaqësohet me një pjesë tregu prej 27.7 %.
Sipas bilancit të ndërmarrjes, vlerës së shitjeve në tregun përkatës dhe normës së ulët të fitimit, ndërmarrja “Nelly” SHPK nuk ka fuqi ekonomike e financiare për të shkaktuar kufizime të konkurrencës në tregun përkatës” thuhet në vendimin e Konkurrencës.
Analiza e sjelljes së treg
Autoriteti i Konkurrencës ka vlerësuar gjithashtu se Nelly SHPK në tregun e majasë nuk ka pozitë dominuese nuk është e integruar vertikalisht dhe sasia e importuar është 12% më e lartë se një vit më parë. Ankimuesi nuk rezulton të ketë blerëgjatë vitit 2017, prandaj dhe nuk provohet refuzimi për të ofruar për këtë produkt dhe sjellja abuzuese e ndërmarrjes “Nelly” SHPK.
“Në bazë të faturave të blerjes dhe të shitjes së ndërmarrjes “Nelly” SHPK rezultoi se kjo ndërmarrje nuk është e integruar vertikalisht për produktin Zrnopan, pra nuk zotëron ndonjë furrë buke dhe klientët e saj janë mjaft të rëndësishëm për nga fuqia që kanë.
Kufizimet e konkurrencës shfaqen kur ndërmarrjet kanë pozitë dominuese dhe konkurrojnë në tregun e rrjedhës së poshtme me ankimuesin (në rastin tonë Caka), të cilit i refuzohet produkti.
Në tregun e produkteve përzierës me fara për prodhimin e bukëve dhe simiteve i ndarë në tre nën tregje, atë të ZRNOPAN T, S dhe PLUS ndërmarrja “Nelly SHPK është e vetmja që tregton këto produkte të firmës franceze Lesaffre. Por referuar deklaratave të ankimuesit dhe furrës së bukës Someg, produktet kanë zëvendësues, megjithatë është bërë analiza e sjelljes për mundësinë e refuzimit për të ofruar” analizon Autoriteti i Konkurrencës.
Duke ju referuar analizës së tregut dhe dokumenteve të institucioneve të tjera si Doganat apo Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Konkurrenca vlerëson se nuk ka elementë të abuzimit me pozitën dominuese në treg.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.