Mbyllet merkato dimërore, edhe njëherë anglezët shpenzojnë më shumë

01/02/2018 4:18 PM 0 komente

Merkatoja e janarit e cila sapo është mbyllur nuk do të ketë ndikime vetëm në kampionatet kombëtare por do të vendosë ekuilibra të rinj edhe në Champions League.

Me Juventus dhe Real Madrid, thuajse aspak aktiv gjatë kësaj merkatoje, blerjet më të bujshme janë bërë në fakt nga klubet angleze. Manchester United është përforcuar me Alexis Sanchez, Chelsea me Olivier Giroud, Ross Barkley dhe Emerson; Manchester City ka përforcuar repartin e mbrojtjes me Laporte, Tottenham ka afruar Lucas Moura nga Paris SG, ndërsa Liverpool ka humbur brazilianin Coutinho (i transferuar te Barcelona) dhe ka forcuar mbrojtjen me holandezin Virgil Van Dijk.

Klubet e pasura të Premier League kanë shpenzuar në total 452 milionë euro, shumë prej këtyre blerjeve do të ndikojnë në ecurinë e Champions League, i cili do të nisë më 13 shkurt me fazën e 1/8-ve. Ndërsa Juventus dhe Real Madrid, finaliste në Champions League vitin e kaluar, nuk kanë bërë asnjë blerje.

Tre afrime për Antonio Conte-n dhe Chelsea-n e tij: Giroud, Emerson e Barkley. Kundërshtarët e Bluve të Londrës në Champions, Blaugranat kanë blerë Coutinho nga Liverpool, por braziliani nuk mund të luajë në kompeticionin më të rëndësishëm Europian për Klube, pasi është aktivizuar me Liverpool gjatë fazës në grupe.

Shumë pak lëvizje për dy kandidatet e tjera për trofeun, Paris SG dhe Bajern Mynih. Parizienët kanë afruar mesfushorin, Lassana Diarra, ndërsa bavarezët kanë blerë për 13 mln euro sulmuesin Sandro Wagner nga Hoffenheim.

LËVIZJET E JANARIT
16 EKIPET PJESËMARRËSE NË CHAMPIONS

BARCELONA

Afrime: Philippe Coutinho (Liverpool, 160 mln euro), Yerry Mina (Palmeiras, 12 mln euro)
Largime: Javier Mascherano (Hebei Fortune, 10 mln euro), Arda Turan (Istanbul Basaksehir, Huazim), Rafinha (Inter, Huazim), Gerard Deulofeu (Watford, Huazim)

REAL MADRID

Afrime: asnjë
Largime: asnjë

PARIS SAINT-GERMAIN

Afrime: Lassana Diarra (i lirë, pa kontratë)
Largime: Lucas Moura (Tottenham, 28 mln euro)

BAYERN MUNCHEN

Afrime: Sandro Wagner (Hoffenheim, 13 mln euro)
Largime: Marco Friedl (Werder Bremen, Huazim)

JUVENTUS

Afrime: asnjë
Largime: Marko Pjaca (Schalke 04, Huazim), Nicola Leali (Perugia, Huazim), Federico Mattiello (Atalanta), Pol Lirola (Sassuolo, 7 mln euro)

MANCHESTER CITY

Afrime: Aymeric Laporte (Athletic Bilbao, 65 mln euro), Jack Harrison (New York City)
Largime: Shay Facey (Northampton Town), Isaac Buckley (Oxford United, Huazim), Marlos Moreno (Flamengo, Huazim), Jack Harrison (Middlesbrough, Huazim), Eliaquim Mangala (Everton, Huazim)

MANCHESTER UNITED

Afrime: Alexis Sánchez (Arsenal)
Largime: Henrikh Mkhitaryan (Arsenal), James Wilson (Sheffield United, Huazim), Alex Tuanzebe (Aston Villa, Huazim)

LIVERPOOL

Afrime: Virgil van Dijk (Southampton, 85 mln euro)
Largime: Philippe Coutinho (Barcelona, 160 mln euro), Marko Grujic (Cardiff City, Huazim), Corey Whelan (Yeovil Town, Huazim), Cameron Brannagan (Oxford United), Daniel Sturridge (West Bromwich Albion, Huazim), Lazar Markovic (Anderlecht, Huazim), Jon Flanagan (Bolton Wanderers, Huazim)

CHELSEA

Afrime: Ross Barkley (Everton, 16 mln euro), Emerson Palmieri (Roma, 20 mln euro + 8 mln bonus), Olivier Giroud (Arsenal, 20 mln euro)
Largime: Diego Costa (Atlético Madrid, 66 mln euro), Kenedy (Newcastle, Huazim), Michy Batshuayi (Borussia Dortmund, Huazim)

TOTTENHAM HOTSPUR

Afrime: Lucas Moura (Paris SG, 28 mln euro)
Largime: Georges-Kévin N’Koudou (Burnley, Huazim), Cameron Carter-Vickers (Ipswich, Huazim), Marcus Edwards (Norwich City, Huazim)

ROMA

Afrime: Jonathan Silva (Sporting CP, Huazim)
Largime: Emerson Palmieri (Chelsea, 20 mln euro + 8 mln bonus), Leandro Castán (Cagliari, Huazim), Edoardo Soleri (Almería, Huazim), Umar Sadiq (NAC Breda, Huazim), Héctor Moreno (Real Sociedad, 6 mln euro)

SEVILLA

Afrime: Guilherme Arana (Corinthians, 11 mln euro), Miguel Layún (Porto, Huazim), Roque Mesa (Swansea, Huazim), Sandro Ramírez (Everton, Huazim)
Largime: Walter Montoya (Cruz Azul, 4,5 mln euro), Borja Lasso (Osasuna, Huazim), Michael Krohn-Dehli (Deportivo La Coruña)

PORTO

Afrime: Majeed Waris (Lorient, Huazim), Paulinho (Portimonense, Huazim), Yordan Osorio (Tondela, Huazim)
Largime: Miguel Layún (Sevilla, Huazim), João Costa (Gil Vicente, Huazim), Federico Varela (Portimonense, Huazim), Jorge Fernandes (Tondela, Huazim)

BESIKTAS

Afrime: Domagoj Vida (Dynamo Kyiv), Vágner Love (Alanyaspor), Cyle Larin (Orlando City)
Largime: Cenk Tosun (Everton, 27 mln euro), Orkan Cinar (Konyaspor, Huazim), Matej Mitrovic (Club Brugge, Huazim)

SHAKHTAR DONETSK

Afrime: Dodô (Curitiba)
Largime: Marcio Azevedo (PAOK, Huazim)

BASEL

Afrime: Fabian Frei (Mainz, 1,5 mln euro), Valentin Stocker (Hertha Berlin), Samuele Campo (Lausanne), Léo Lacroix (St-Étienne, Huazim)
Largime: Manuel Akanji (Borussia Dortmund, 18 mln euro), Renato Steffen (Wolfsburg, 1.7 mln euro), Alexander Fransson (Lausanne, Huazim), Omar Gaber (Los Angeles FC, Huazim)

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz