Mbyllet merkato e janarit, Premier League regjistron shpenzimet më të larta

01/02/2019 9:38 PM 0 komente

Më 31 janar, në orën 20:00 u mbyll merkato e transferimeve të janarit, me Premier League në vendin e parë në aspektin e shpenzimeve.

Siç shkruan “Sky Sport”, Premier League konfirmohet në vend të parë me më shumë se 203 milionë euro shpenzime në merkaton e janarit. Për herë të parë, kampionati anglez shënoi rënien e parë të shpenzimeve gjatë merkatos së janarit që prej vitit 2012 (sezonin e kaluar shpenzoi rreth 490 milionë euro), pavarësisht nga kjo e dhënë, ajo renditet sërish në vend të parë.

Në vend të dytë të klasifikimit është Serie A, e cila regjistroi 168,10 milionë euro shpenzime. Në vend të tretë, Chinese Super League, me 114,5 milionë shpenzime.
Kjo shifër mund të rritet, duke qenë se merkato në Kinë mbyllet më 28 shkurt. Në vend të katërt, Ligue-1 franceze (75,40 milionë euro), ndërsa kampionati brazilian renditen në vend të pestë, me 79,91 milionë euro të shpenzuara.

Shifra mund të rritet duke qenë se marrëveshjet parashikohet të mbyllen më 3 prill). Bundesliga gjermane renditet e 6 (75,4 milionë), ndjekur nga Liga spanjolle me 72,75 milionë shpenzime.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of