Mbyllet për 2 ditë Kulla Eiffel/ Punonjësit e saj në grevë

03/08/2018 1:51 PM 0 komente

Kulla Eiffel në Paris u mbyll të mërkurën dhe të enjten e kësaj jave sepse punonjësit e saj dolën në grevë mbi një rregull të ri të vendosur së fundmi, si pasojë e së cilit po shkaktohen rradhë tejet të gjata turistësh.

Sipas punonjësve të saj ndryshimet e fundit kanë shaktuar rradhë shumë të gjata turistësh, ku pritja e atyre që nuk kanë rezervuar më parë shkonderi në tre orë, ndërsa e atyre që kanë rezervuar më parë online shkon deri në 1 orë e gjysmë.

Që muajin e kaluar, Kulla Eiffel, ka lejuar që mbi gjysma e biletave hyrëse të rezervoheshin paraprakisht duke pasur një orar të caktuar për hyrje, në mënyrë të tillë që të shmangeshin rradhët e gjata.

Por bordi menaxhues i Kullës Eiffel, ka vendosur gjithashtu të rezervojë ashensorë të veçantë për çdo lloj bilete që blihet, një ndryshim ky i cili ka krijuar rradhë shumë të gjata pritjeje.

Të shumtë janë turistët të cilët janë shprehur shumë të zhgënjyer në lidhje me vizitën e tyre në këtë monument, një pjesë e madhe e të cilëve duke qenë se ishin së bashku me fëmijët e tyre , e patën të pamundur për të pritur aq shumë në rradhë dhe u larguan pa e parë Kullën Eiffel.

Por durimi i turistëve nuk ka qënë i vetmi që ka marrë fund, sepse së bashku me të janë acaruar shumë edhe punonjësit, të cilët kanë dalë në grevë, sepse kërkojë që të gjithë ashensorët të jenë të aksesueshëm nga të gjithë turistët, pavarësisht llojit të biletës që ata kanë rezervuar apo do të blenë, duke shmangur në këtë mënyrë rradhët tejet të gjata me turistë.

Kjo kullë, e cila vitin e kaluar u vizitua nga më shumë sesa 6 milionë turistë, ka qenë gjithmonë objekt i grevave të shumta nga stafi i saj i përbërë nga mbi 300 punonjës.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of