Me njëvendëshen e kompanisë angleze, kampioni brazilian ka fituar 3 herë Me njëvendëshen e kompanisë angleze, kampioni brazilian ka fituar 3 herë kampionatin botëror të Formula 1. Në Woking vendosën t’i dedikojnë kampionatin botëror të Formula 1. Në Woking vendosën t’i dedikojnë veturën e tyre më ekstra me të cilën u bë një provë në Estoril veturën e tyre më ekstra me të cilën u bë një provë në Estoril
Kjo makinë i është kushtuar pilotit brazilian me të njëjtin emër, që fitoi 3 herë titullin Botëror të Formula 1. Te ajo gjithçka është e dedikuar, duke filluar nga motori, që është një version akoma më i fuqishëm se variantet tetë cilindra me të cilët janë pajisur modelet e tjera McLaren: vëllimi 4 litra, biturbo, 800 kf dhe momenti përdredhës 800 Nm.
Mirëpo puna më e veçantë është kryer mbi shasinë, në pikëpamje të aerodinamikës dhe kontrollit të peshës dhe kjo është ajo që e bën unike modelin McLaren Senna. Amortizatorët përdorin një sistem hidraulik që lejon të mbahet baraspesha, të kontrollohet rrotullimi dhe të ndryshojë lartësia nga toka (pa susta ose boshte mekanikë). Frenat prej karboqeramike Brembo janë ndërtuar sipas së njëjtës teknologji të F1.
Përmendim kalimthi aerodinamikën: midis fluksit të ajrit që rrjedh sipër automobilit dhe atij që përkëdhel pjesën e poshtme të tij, Senna duhet të mbajë 800 kg ngarkesë vertikale për shpejtësi 250 km/orë. Bilanci, që është shumë i rëndësishëm kur shifrat kapin këto vlera, mbahet elektronikisht duke ndryshuar në kohë reale pjerrësinë e krahut të pasëm të madh dhe të elementëve aerodinamik të vendosur në kanalet e ajrit.
V8 është fantastike. Ndihet të fërgëllojë pas shpatullave, me tingullin e saj të amplifikuar nga tubi i ushqimit që ndodhet mbi krye.
Momenti rrotullues është i tmerrshëm, thuajse konstant deri në 6.700 xhiro/min, para seancës finale, shumë të keqe madje të tërbuar, që përnjëherë e çon deri në nivelin e 8.000 xhiro/min. Mbetemi të ngjitur pas ndenjëses deri në ingranimin e gjashtë e më pas të shtatë. Në fund të vijës së drejtë të bokseve pothuajse kapen 280 km/h, për t’u shkëputur pas shenjës së 200 metrave.
E ndodhur nën trysninë e ngarkesës aerodinamike dhe aerofrenit (gjatë frenimit krahu i pasëm pjerrët me 18 gradë) makina Senna është e qëndrueshme dhe efikase. Pedali duhet shtypur fort, thuajse si në rastin e një makine garash GT3, por kjo jep frute duke arritur në një ngadalësim të jashtëzakonshëm (aq sa teknikët flasin për një 2g).
Vjen ngjitja dhe më pas nisja drejt pjesës më të rrahur të cirkuitit. Përdorim korsinë e tretë dhe të katërt, më rrallë të dytën, sepse motori ka prodhuar aq shumë moment rrotullues saqë bëhet i tepërt, madje nganjëherë dhe kundërproduktiv (ky është momenti kur mund të destabilizohet struktura).
Por Senna bën më shumë përshtypje në kthesat e forta, atje ku është më vështirë. Ju e ndjeni që është kapur fort pas asfaltit, qëndron e sigurt mbi rrota, e saktë dhe e mprehtë. Problemi është që ta kuptosh gjer ku e ka kufirin. Duket se po i japim pak si fort dhe këtë e ndien edhe pjesa e qafës, por me sa duket ka ende mundësi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.