Të dhjetëra miliarda eurot që bankat e eurozonës ‘vunë mënjanë’ për humbjet e kredive në llogaritë e tyre të fundit vjetore ka gjasa të kenë reduktuar ndjeshëm mundësinë e dështimit të institucioneve në testet e stresit të BQE në muajt e ardhshëm.
Një total prej 71.5 miliard euro (99.30 miliardë dollarë) ishin ‘vendosur mënjanë’ në vitin 2013 nga 20 bankat më të mëdha të listuara, të përfshira në ushtrim, tregon një analize e Reuters rreth raporteve të tyre vjetore. Shumë nga bankat gjithashtu përforcuan raportet e kapitalit duke rritur kesh-in dhe ‘grumbulluar’ fitime.
Nëse përsëritet në të 128 huadhënësit që janë subjekt i testeve të Bankës Qendrore Evropiane, e cila synon ta përfundojë deri në tetor këtë test, kjo ka gjasa të tregojë se asnjë bankë nuk do të dështojë ose do të jetë e detyruar të rrisë sasi të mëdha të kapitalit të ri. Pasoja të tilla të kufizuara ndihmuan në diskreditimin e testeve nga Autoriteti Bankar Evropian – një arsye se pse Banka Qendrore Evropiane është e etur të tregojë se ushtrimi i saj i ri do të jetë me të vërtetë i vështirë mbi bankat e rajonit.
Ndërkohë që disa analistë kanë sugjeruar se një dështim nga ana e Bankës Qendrore Evropiane për të detyruar mbylljen e çdo banke të zonës së euros pas testeve të saj do të mundet sërish të minojë besueshmërinë e ushtrimit, shumë e perceptojnë si më të rëndësishëm faktin që kontrolli i BQE-së krijon një sistem më të fortë bankar– diçka që sipas të dhënave tregon se po ndodh.
Vetë presidenti i BQE Mario Draghi ka theksuar progresin e arritur që kur ata mësuan për planet e tij dhe tha se këtë muaj ai kishte ‘shumë besim’ se regjimi i testimit do të ‘gjente një sistem më të fortë bankar se sa ne kishim përpara se ta shpallnim atë ‘.