A mundet truri mund të bëhet më i kapshëm si ai i një fëmije? Ndoshta, në të ardhmen, thjesht duke gëlltitur një pilulë. Shkencëtarët në Universitetin e Stanford shpresojnë se do të gjejnë një mënyrë për tu bërë më të zgjuar, duke e çuar trurin në gjendjen e një ‘plasticiteti’ fëminor. Shkencëtarët kanë manipuluar PirB, një proteinë të shprehur në qelizat e trurit, e cila ndër të tjera pengon edhe aftësinë për të përftuar kompetenca të reja. Kështu ata kuptuan se mund të alternonin funksionin normal të receptorit, duke i lejuar trurit të bënte lidhje më të shpejta. Me pak fjalë, të bëhej më i zgjuar.
Sigurisht, bëhet fjalë për një punë eksperimentale kryer vetëm tek kafshët. Por, në këtë mënyrë, ekipi i Carla Shatz ka zbuluar se subjektet e tyre eksperimentale, raporton The Independent, ishin më të aftë për tu përshtatur ndaj një serie të re detyrash, të tilla si përdorimi vetëm i një syu në qoftë se mbyllin tjetrin, në krahasim me kafshët normale. Jo vetëm kaq: duke manipuluar proteinën të paktën një pjesë e trurit u bë më fleksibël, rimëkëmbet më lehtë pas lëndimeve, dhe mëson gjëra të reja. Duke e bërë në praktikë trurin më të zgjuar
Molekula kryesore, PirB, është gjetur edhe tek njerëzit dhe stabilizon lidhjet nervore. Ajo mund të manipulohet përmes inxhinierisë gjenetike apo ilaçeve. Studimi, i publikuar në Neomatica, është i rëndësishëm jo vetëm për pasojat e tij terapeutik, por edhe për zhvillimin e substancave që përmirësojnë funksionin njohës. Eksperimentet e mëparshme kanë treguar gjithashtu se versioni njerëzor i PirB, LilrB2, mund të luajë një rol në sëmundjen e Alzheimer.
c