Adoleshentë me ngjyrë, më pak të arsimuarit, dhe personat me aftësi të kufizuar po arrijnë të punësohen
Është dashur shumë kohë, por zgjerimi ekonomik i SHBA më në fund po jep frytet për njerëzit e shtresave më të varfra. Sipas statistikavenga raporti i janarit tëByrosë sëStatistikave të Punës:Punësimii personave që nuk zotërojnë diplomë të shkollës së mesme u rrit 6% gjatë vitit të kaluar. Punësimi i adoleshentëve me ngjyrë u rrit 18%. Punësimi i personave me aftësi të kufizuara u rrit 20%.
Ekzistojnë disa shenja të hershme që shefat e tyre po paguajnë gjithashtu pak më mirë. Në sektorin pak të paguar të argëtimit dhe mikpritjes, të ardhurat mesatare për orë u rritën 3.4% nga janari 2014,shumë më tepër se rritja prej 2.2% për të gjithë fuqinë punëtore. (kujdes, mesatarja përargëtimin dhe mikpritjen ishte ende vetëm 14.15 dollarë në orë.)
Forcat afatgjata që kanë dëmtuar punësimin dhe pagat në shtresat e mesme dhe të varfra, përfshirë globalizimin dhe teknologjinë, janë neutralizuar pjesërisht nga përmirësimi në rritjen ekonomike. Ekonomia shtoi 1 milion vende pune nga nëntori deri në janar, performanca më e mirë që nga nëntori i vitit 1997.
Punëdhënësit duhet të paguajnë pak më shumë në mënyrë që tësigurojnënjerëzit për të cilët kanë nevojë të plotësojnëvendet e punësme paga më të ulëta. Më 6 shkurt, përpara publikimit të të dhënave të janarit, Michael Feroli, kryeekonomisti amerikan i JPMorgan Chase, shkroi në një raport se ‘historikisht, teksa shtrëngohet tregu i punës shpërndarja e tëardhurave tkurret, dhe rritja e pagave ka tendencë të jetë më e fortë për shtresat më pak të paguara’.
Në një intervistë pas raportit, ai tha se rritja e punësimit për shtresat e punëtorëve mund të zgjasë për aq kohë sa do të vazhdojë zgjerimi.
Lajmi më i mirë në raportin e punësimit për janarin ishte rritja në forcën e punës, me përafërsisht rreth 700,000 nga dhjetori në janar, pasi u mor parasysh rishikimi vjetor në madhësinë e popullsisë amerikane. Jo të gjithë njerëzit që hynënë tregun e punës gjetën menjëherë punë, kështu që shkalla e papunësisë u rrit në 5.7% nga 5.6%.
Fluksi i punëkërkuesve të rinj do të thotë se frytet e zgjerimit nuk janë ‘gllabëruar’ të gjithënga punëtorët ekzistues; ata po ndahen me ‘prurjet e reja’. “Ka ndodhur gjithçka e duhur”, në janar, thotë William Spriggs, kryeekonomisti i AFL-CIO. Ai thotë se rritja e fuqisë punëtore duhet të lehtësojë frikën se punëdhënësit do të përfshihen në betejat për talentqë shkaktojnë një spirale inflacioniste të pagave.
Problemi kryesor është se pagat nuk po rriten me një ritëm tëshpejtë. Të ardhurat ‘e zakonshme’ javore të punëtorëve u rritën vetëm 0.5% nga fundi i 2013 deri në fund të 2014 për njerëzit me të ardhura të vogla. Kjo ishte thuajse disi më mirë se rritja prej 0.4% për njerëzit me të ardhura të konsiderueshme. Pra, ka një rrugë të gjatë për të përshkuar. Rritja e punësimitpoi shtyn të paktëntregjet e punës në drejtimin e duhur.