Më pak punë, më shumë kohë të lirë… Ja çfarë dëshirojnë më tepër punonjësit

24/04/2019 3:50 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Studimi për t’i mbajtur punonjësit të lumtur i ka shtyrë disa punëdhënës t’u ofrojnë atyre disa avantazhe, duke bërë cupcake (lloj keku), komucha (pije e fermentuar, paksa alkoolike, 0,5%) apo orë në palestër, CrossFit, diçka që duhet ta praktikojnë patjetër deri sa të gjejnë diçka më të mirë që t’u ofrojnë punonjësve.

Por gjithë këto nisma dhe kërkimi për tendenca të reja mund të jenë të padobishme. Sipas MetLife Employee Benefits Trends Study 2019, një studim i sapopublikuar, i cili ka intervistuar 2600 punonjës amerikanë me kohë të plotë, “përfitimi më i rëndësishëm” është intuitiv dhe pa kohë.

Ndër të intervistuarit, 72% shprehën interes për kohë të lirë, të pakufizuar të paguar, duke i paraprirë programeve të mirëqenies që shpërblejnë stilin e shëndetshëm të jetesës, programe para daljes në pension, shërbime falas apo të subvencionuara menjëherë, restorante, estetikë etj.

Sigurisht, gjithçka tingëllon mirë. Pjesëmarrësit në studim, thanë se në thelb, ajo që kërkonin me të vërtetë është “të kishin një jetë”.

Studimi i MetLife, i cili u përqendrua te punonjës të profesioneve të ndryshme, duke nisur nga mosha 21 vjeç e më shumë, gjeti se gjithë gjeneratat e punonjësve ishin në një mendje për këtë çështje. Mes punonjësve Gen Z (tani 21 apo 22 vjeç), 73% e të intervistuarve deklaruan se kërkonin ditë të lira të pakufizuara, të paguara krahasuar me 80% të Millennials (mosha 23 – 36 vjeç), 70% e Gen Xers (mosha 37 – 52 vjeç) dhe 63% e brezit Boomers (mosha 52 vjeç e më lart).

Shumë prej avantazheve që ofrojnë kompanitë janë krijuar për t’i mbajtur punonjësit sa më gjatë, duke eliminuar justifikimet si për shembull nevojën për të ngrënë apo se duhet të bëjnë një vizitë te mjeku. Rezultatet e studimit tregojnë se ka njëfarë kërkese për këto
lloj programesh.

Por një periudhë kohe e pakufizuar e paguar – një tendencë që po përqafohet nga një sërë kompanish – jo vetëm kompani teknologjike mund të shndërrohet në diçka vërtet e fuqishme dhe rigjeneruese. Ky avantazh u jep punonjësve mundësinë për të marrë ditën e lirë, për t’u përballur me jetën apo për të bërë një ditë pushim – duke mos pasur frikën se po shpenzojnë ditët e pushimeve vjetore.
Natyrisht, politika e pushimeve të pakufizuara të paguara mund të jetë e padobishme nëse vetë drejtuesit nuk marrin ndonjë ditë të tillë. Studimi gjeti se, në mungesë të rregullave të qarta, disa punonjës marrin më pak ditë pushimesh nga sa do të dëshironin.

MetLife i pyeti edhe punonjësit me kohë të plotë nëse janë duke planifikuar të largohen nga puna për diçka të re në pesë vitet e ardhshme dhe se çfarë do t’i bënte të qëndronin. Më shumë se gjysma e të intervistuarve u përgjigjën më shumë para, ndërsa një e treta thanë se mund të ndryshonin ide nëse do t’u ofroheshin avantazhe më të mira. Përgjigje të tjera të shpeshta ishin më shumë fleksibilitet dhe mundësia për të punuar kudo.

*Lila MacLellan – Reporter, Quartz New York
Burimi: World Economic Forum

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of