Në listën e problemeve që kanë të bëjnë me biznesin në Bullgari, autoritetet dhe analistët po përqëndrohen gjithnjë e më shumë mbi deflacionin kronik. Ky fenomen në gjuhën popullore do të thotë çmime në rënie. Në të vërtetë, indeksi i çmimeve me pakicë për shtatorin, publikuar nga Instituti Kombëtar i Statistikave këtë javë, tregon një rënie prej 1.4% që nga fillimi i vitit. Për më tepër, trendi ka filluar në mes të vitit 2013. Nga perspektiva e konsumatorëve ky fenomen ekonomik mund të duket pozitiv dhe jep arsye për tu kënaqur.
Kush nuk do të dëshironte cmime më të ulëta pas së gjithash? Por nga pikëpamja e ekonomisë kombëtare, biznesit dhe gjendjes financiare të shtetit, deflacioni ka ndikim negativ dhe pak ekspertë e perceptojnë atë si diçka pozitive, raporton BNR.
Arsyet për deflacion në vend janë si të brendshme ashtu dhe të jashtme. Ndër arsyet lokale janë çmimet e rregulluara në tregun e energjisë dhe mbajtja e tyre artificialisht të ulëta gjatë muajve të fundit. Konsumi i reduktuar, pavarësisht se ka shënuar një rritje të lehtë kohët e fundit, nuk është në gjendje të promovojë aktivisht industrinë dhe tregtinë dhe të udhëheqë drejt rritjes së fitimeve. Ne duhet ti shtojmë kësaj edhe cmimet në rënie të ushqimeve dhe karburantit. Копирано от standartneës.com