Nga hamburgerët e deri tek birra, më të lumturit në këtë Botëror janë tifozët anglezë për të cilët, ky kampionat do të jetë ndër më të lirët.
Sipas një studimi të kryer së fundmi, rënia e rublës ruse dhe çmimet e lira të produkteve më të konsumuara gjatë shikimit të një ndeshje futbolli si, birra, hamburgerë, Coca-Cola etj., tifozët do të shpenzojnë shumë më pak në krahasim me sa kanë shpenzuar gjatë Kupës së Botës në Brazil 2014 dhe Kampionatit Europian te Futbollit në Francë 2016.
Ky studim i cili u krye nga Post Office Travel Money, ka zbuluar se tifozët anglezë do të jenë ata që do të përfitojnë më shumë nga ky Kupa e Botës Rusi 2018.
Ndeshja e Anglisë kundër Tunizisë do të luhet në stadiumin e ri në Volgograd.
Sipas këtij studimi, për një këmbim prej 500 paundësh, tifozët anglezë do të fitojnë rreth 66 paund më shumë se në të njëjtën periudhë një vit më parë dhe rreth 202 paund më shumë në krahasim me pesë vite më parë.
Post Office ka publikuar se një gjë e tillë po ndodh sepse paundi është rreth 15 për qind më i fortë se një vit më parë dhe rreth 68 për qind më i fortë se rubla ruse në krahasim me qershorin e vitit 2013.
Gjithashtu po sipas këtij studimi u zbulua se çmimet për produkte të ndryshme në Rusi janë afërsisht 50 për qind më të lira në krahasim me Francën ku u mbajt Kampionati Europian 2016, dhe rreth 40 për qind më të lira në krahasim me Kampionatin e Futbollit Brazil 2014.
Ushqimet dhe pijet në Kupën e Botës Rusi 2018, krahasuar me atë në Brazil 2014 dhe Euro 2016 në Francë
Produktet | Kupa e Botës Rusi 2018 | Kupa e Botës Brazil 2014 | Euro 2016 në Francë |
Hamburger i madh | 1.69 £ | 3.76 £ | 3.53 £ |
Kafe | 1.64 £ | 1.59 £ | 1.34 £ |
Shishe birrë 330 ml | 1.91 £ | 3.42 £ | 5.37 £ |
Coca-Cola 330 ml | 0.63 £ | 2.05 £ | 4.29 £ |
Ujë 175 ml | 4.03 £ | 5.69 £ | 5.37 £ |
Totali | 9.90 £ | 16.51 £ | 19.90 £ |
Tabela e sipërme ilustruese tregon më me detaje çmimet e disa prej produkteve më të konsumuara gjatë shikimit të një ndeshje futbolli dhe krahasimin e tyre me Kampionatin Botëror Brazil 2014 dhe Kampionatin Europian në Francë në 2016.