Edhe pse shumë njerëz nuk mund ta pranojnë fitoren e Trump-it si presidenti i ri i Amerikës, një gjë duhet pranuar, strategjia e ndjekur gjatë fushatës së tij elektorale pati shumë sukses.
Një ndër faktorët kryesorë që çuan Trump-in në fitore ishte pozicionimi i tij në nivele shumë të larta në të gjitha mediat sociale.
Në lidhje me këtë gjë, Trump u shpreh se kjo ishte një ndër format më të mira të komunikimit në ditët e sotme dhe një prej të cilave ka ndikim te njerëzit. Nga dje deri më sot, nga 3 orë më parë e deri tani, numri i ndjekësve të mi vetëm rritet dhe kjo është e mrekullueshme, vazhdoi Trump.
Më poshtë do të lexoni disa prej strategjive të ndjekura prej tij gjatë fushatës elektorale në mediat sociale:
1. Tregohuni sa më transparentë
Ashtu sikundër veproi edhe Trump gjatë fushatës së tij, duke bërë ironi edhe me disfatat e tij, e njëjta gjë këshillohet edhe për ju. Nëse keni marrë një feedback negativ nga ndonjë klient, ju duhet ta menaxhoni një situatë të tillë duke u treguar sa më transparent, dhe në rast se klienti ka të drejtë, t’ia pranoni një gjë të tillë.
2. Kurseni para
Trump shpenzoi shumë më pak para sesa kundërshtarja e tij politike Clinton gjatë fushatës elektorale dhe kjo gjë vetëm sepse ai u përqendrua shumë në mediat sociale online. Reklamimi i produkteve të ndryshme në mediat sociale mund të ketë të njëjtin ndikim.
3. Tregoni kujdes ndaj ndryshimeve të të dhënave të rrjeteve sociale
Edhe pse shpeshherë mendohet se të dhënat në rrjetet sociale nuk janë të sakta, këshillohet që të tregoni kujdes të veçantë ndaj tyre sepse nëse jo 100%, 85% ato janë të vërteta.
Nëpërmjet gjenerimit të këtyre të dhënave tregohet impakti që ato kanë te publiku, nëse ata e pëlqejnë apo jo.
4. Të dhëna në kohë reale
Mediat online nuk janë vetëm një mënyrë e mirë reklamimi por janë njëkohësisht edhe një prej mjeteve më të mira për të qenë të përditësuar me të rejat më të fundit, në kohë reale.
Kjo gjë është mjaft e mirë sepse ju mbron edhe nga konkurrenca, duke ju përditësuar me çdo informacion apo produkt të nxjerrë nga konkurrenca, duke ju dhënë mundësinë për ta kaluar atë.
5. Tregohuni sa më të vërtetë
Në ditët e sotme, njerëzit edhe pse shpenzojnë shumë kohë nëpër rrjete të ndryshme online, një pjesë e tyre janë shumë skeptikë dhe nuk besojnë çdo gjë që shikojnë.
Prandaj këshillohet që në të gjitha publikimet që bëni të jeni sa më të vërtetë, në mënyrë të tillë që të krijoni besim te njerëzit dhe të mos i zhgënjeni ata.