Perspektivës së kthimit të Greqisë në tregun e obligacioneve i referohen mediat ndërkombëtare. Posaçërisht, agjencia Bloomberg thekson deklaratën e ministrit të financave, Janis Sturnaras, se Greqia planizon shitjen e obligacioneve në gjashtëmujorin e dytë të 2014, duke vënë në dukje se kjo do të shënojë ndryshimin e faqes për Eurozonën pas përjashtimit të vendeve nga blerja e borxhit.
Financial Times bëjnë me dije se u shtuan në mënyrë të konsiderueshme shanset që Greqia të kthehet së shpejti në tregjet ndërkombëtare për financimin e vet, pas rritjes së interesimit të investitorëve që po evidentohet ditët e fundit për blerjen e obligacioneve të vendeve periferike të Eurozonës.
Ky interesim u forcua pas emetimit të suksesshëm të bondeve 10-vjeçare irlandeze, përmes të cilave Dublini mori 3,75 miliardë euro, me interes vetëm 3,54%./ANA-MPA