“Menaxhimi i sezonalitetit të turizmit shqiptar” ishte aktiviteti, në të cilin ministri i MZHETTS Ahmetaj deklaroi se 2015 do të jetë një vit i mirë për të gjithë operatorët turistikë.
Ahmetaj nuk mbeti pa përmendur edhe ligjin e ri të turizmit, sipas të cilit është hap ii duhur në formalizimin e këtij sektori, minimizimin e informalitetit dhe rritjen e nxitjen e investimeve.
“Investimet pritet të rriten pas miratimit të këtij ligji, synojmë brëenda 3 viteve të ccojmë 6.5 % të PBB-së vjetore, të ardhurat nga turizmi, nga 4.6 % që është aktualisht” – tha ministri.
Ahmetaj theksoi gjithashtu edhe ristrukturimin e ambienteve akomoduese që do të realizohet sipas këtij ligji, kategorizimi i tyre dhe vendosja e yjeve të përshtatshëm; duke shtuar edhe liberalizimin e aeroporteve si një hap kycc për nxitjen e turizmit, në veri e jug.
Sa i përket konkurrueshmërisë, vendi ynë do të mund të ketë avamatazhe më të mira krahasuar me rajonin, sipas ministrit, nqs arrijmë të ulim tvsh-në nga 20 në 10 %.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.