Ky është mesazhi që udhëheqësit duhet të kujtojnë gjithmonë në mënyrë që të shfrytëzojnë pasurinë e talenteve të ndryshme dhe të synojnë, inkurajojnë, avancojnë, dhe të mbajnë njerëz me potencial të lartë brenda organizatës së tyre.
Hulumtimet CTI ravijëzojnë pesë mënyra në të cilat liderët mund të shfrytëzojnë këtë burim të pasur:
Rrisni diversitetin
Çfarë e drejton dividentin e diversitetit? Udhëheqia përfshirëse. Udhëheqësit që sillen në mënyrë gjithëpërfshirëse nxisin një kulturën e të folurit hapur, në të cilën anëtarët natyrshëm të ndryshëm ndjehen të mirëpritur, të lirë për të shprehur pikëpamjet dhe bindjet e tyre, dhe kanë besim se idetë e tyre do të dëgjohen dhe respektohen. Punoni të inkurajoni këto sjellje midis liderëve në të gjitha nivelet.
Ushqeni sponsorizimin e eventeve të rrjetit
Programet formale të sponsorizimit janë një mënyrë e mirë për të nisur sigurimin e sponsizimit të eventeve të rrjeteve. Por që të shfrytëzohen – qoftë formalisht ose joformalisht – sponsorizimi duhet të fitohet: duke ofruar performancë të mirë, besnikëri të fortë, dhe një markë të dallueshme personale
Rrisni potencialin për ‘protege’
Një mënyrë e pagabueshme për të ndërtuar një grup të fortë të mbështetësve dhe maksimizuar fuqinë e të ‘protege’(person nën mbrojtjen apo tutelën e një personi tjetër) ‘: Tregohuni një udhëheqës gjithpërfshirëse.
Thyeni kodin e pranisë ekzekutive.
Si një mënyrë për ti pajisur ‘të mbrojturit’ e tyre me më shumë fuqi, liderët mund të zgjedhin të japin më shumë- dhe më qartë- fidbek për të ndihmuar raportet e tyre të kuptojnë dhe eventualisht të fitojnë promocion efektiv.
Përmbushni ‘zotimin për vlerë’ të femrave
Për të siguruar se femrat e talentuara do qëndrojnë në rrugën e duhur për rolet e lidershipit, kompanitë duhet të punojnë për të ndryshuar perceptimin e femrave se cfarë ‘përqafon’ një pozicion i fuqishëm. Ata duhet të ofrojnë modele të roleve që i japin zë mirave substanciale dhe përfitimeve të lidershipit, duke frymëzuar kështu më shumë femra të kualifikuara për të qëndruar ‘në kontakt’ përmes viteve të vështira të karrierës.