Inkurajimi i të menduarit strategjik rutinë mund të jetë gjëja më e rëndësishme që ju mund të bëni si udhëheqës i një kompanie. Kjo nuk është një aftësi e lehtë për të mësuar, apo për tu mësuar, sepse ajo është sa një mendësi po aq edhe një grup teknikash – por gjithsesi nuk është e pamundur. Konsideroni këto mënyra për të kultivuar mendimtarët strategjik (pasi shpesh janë pikërisht ata që përfaqsojnë udhëheqësit më efektive):
Nxisni dhe inkurajoni njerëzit që të pyesin ‘pse’ dhe ‘kur’. Duke bërë vazhdimisht këto pyetje, sa herë që merret në konsideratë një kurs veprimi, i mundësoni njerëzve të kuptojnë plotësisht qëllimin që ai synon të arrijë dhe ndikimin e tij.
Sigurohuni që në mesin tuaj të keni përfshirë menaxherë që rezervojnë kohë për planifikim strategjik. Përpiquni ta bëni këtë një pjesë rutinë të punës së tyre, dhe siguroni lidhjet e tyre me mentorë të cilët shkëlqejnë në të menduarit strategjik.
Mbani vazhdimisht të informuar njerëzit për atë që po ndodh në organizatën dhe në industrinë tuaj. Kjo do të ndihmojë të ‘lartësojë’ të menduarit e tyre përtej përditshmërisë.