Të krijoni diversitet në punë nuk mjafton. Ju duhet të nxisni gjithashtu përfshirje, në mënyrë që të gjithë njerëzit të ndjehen të vlerësuar. Kur punonjësit ndjehen të mirëpritur, ata kane më shumë gjasa të angazhohen dhe të marrin pjesë në vendimmarrje. Për të promovuar gjithëpërfshirjen në organizatën tuaj:
- Mos u tërhiqni drejt ngjashmërisë. Frenoni këtë tendencë duke kërkuar: Kush po punësohet dhe promovohet? Opinionet e kujt nuk kam marrë në konsideratë? A jam duke ndërtuar marrëdhënie me njerëzit që janë të ndryshëm nga unë?
- Shmangni paragjykimet eluzive. Grupet minoritare shpesh mund të përjashtohen nga bisedat e rëndësishme apo të gjykohen më ashpër. Sigurohuni që të gjithë të kenë qasje në trajnim, zhvillim profesional, rrjete, dhe komitete të rëndësishme.
- Inkurajoni ndryshimin. Grupet e jashtme të punonjësve ndonjëherë arrinë të përshtaten, duke mohuar ndikimin pozitiv të diversitetit. Kërkoni mendime të ndryshme dhe i pyesni ata: ‘Si mund të nxisim perspektivën tuaj unike në mënyrë më efikase?’
- Angazhoni të gjithë pjesmarresit në bisedë. Mos lini jashtë punonjës në grupet maxhoritare. Shpjegoni se pse ndryshimi është i rëndësishëm dhe ngarkoni këdo me përgjegjësi.