Këtu është një vështrim i shpejtë mbi disa nga elementet që mund të jetë të dobishme për ti marrë në konsideratë ndërsa krijoni një kalendar efektiv marketingu.
Gjeni mjetet e duhur
Në qoftë se biznesi juaj ka nevoja komplekse të marketingut, ju mund të përdorni softëare-in për kalendarin e marketingut. Aplikacione popullore të marketingut mund të ndihmojnë gjithashtu. Megjithatë, për shumë sipërmarrës, një spreadsheet do të funksiononte fare mirë. Një kërkim në internet për ‘kalendarin e marketingut’ shpesh sjell shumë shembuj të templateve të Excel të cilët mund ti shkarkoni, ose ju mund të krijoni një personal.
Krijoni një rrjetë
Ju mund ta ndani kalendarin tuaj të marketingut në muaj, javë apo ditë. Për bizneset më të vogla, një ndarje javore do të funksiononte shumë më mirë për të siguruar që marketing të bëhet në baza të rregullta.
Hyni në detaje
Ju gjithashtu mund të ndani aktivitetet në më shumë detaje në varësi të nevojave tuaja. Për shembull, nëse ju bëni shumë marketing të medias sociale, ju mund të dëshironi të ndani në kategori të veçanta çdo rrjet të medias sociale.
Për cdo ditë, javë apo muaj në kalendar listoni përpjekjet për marketingun e vecantë që do bëni, kush është përgjegjës për të, kostot e buxhetuara dhe të tjera detaje.
Ndërsa aktivitete më të vegjël të marketingut mund të listohet në bazë ditore, për përpjekje më të mëdha- si evente, marrëdhënie me publikun apo reklama- ju duhet të përfshini shumëllojshmëri datash për projektin.