Si në rastin kur keni marrë pjesë në një apo më shumë intervista, shanset janë që të jeni përballur me këtë pyetje ‘te frikshme’:
‘Cila është dobësia juaj më e madhe?’
Kandidatët për punë i frikësohen shpesh kësaj pyetje dhe e konsiderojnë si një nga pjesët më të vështira të procesit të intervistës. Ata nuk duan të thonë diçka që do mund të ndikonte jo mirë në perceptimin e tyre nga punëdhëni, por gjithashtu nuk duan të deklarojnë se nuk kanë ndonjë të tillë për shkak se shmangia është strategjia më e keqe në këtë skenar.
Pra, kush është mënyra më e mirë për ta trajtuar këtë pyetje?
Më poshtë janë katër përgjigje të zakonshme ndaj pyetjes dhe sugjerimet alternative të ekspertëve që mund t’ju ndihmojnë t’ia dilni me sukses.
1.Në vend që të thoni: Unë jam një perfeksionist
Provoni: Të tregoheni specifike. Përgjigjet e përgjithshme nuk nënkuptojnë asgjë për punëdhënësin dhe një gënjeshtër standarte do ju ‘fundoste’.
2. Në vend që të thoni: Jam ‘qen i punës’
Provoni: Të adresoni një dobësi të dukshme. Nëse, për shembull, duke iu referuar CV-së suaj , është e qartë se ka një hendek experience mes asaj që kërkon pozita dhe asaj që ju dini, flisni për atë diferencë dhe shpjegoni se cfarë bëni ju për ta mbushur atë ‘hapsirë boshe’.
3. Në vend që të thoni: Unë kërkoj të përsosë aftësinë time për të ndërtuar marrëdhënie.
Provoni: Të përmendni një aftësi jo aq të domosdoshme. Deri në atë moment ju duhet të jeni jjohur me aftësitë primare që kërkon menaxheri i punësimit, kështu që ju duhet të zgjidhni një aftësi që nuk dhe aq vlerë ose nuk përfshihet në listën e cilësive të dëshiruara dhe të flisni për mënyrën se si e keni identifikuar atë dobësi në veten tuaj, por që po përpiqeni ta kaloni atë .
4. Në vend që të thoni: Kjo është një pyetje e rëndësishme, por nuk më vjen në mend ndonjë dobesi.
Provoni: Ndershmëri (por tregohuni strategjike në lidhje me të)! Gjithkush ka dobësitë e veta. Në se thoni se nuk keni ndonjë tregon se ju nuk jeni të gatshëm të tregoheni i vërtetë me punëdhënësin tuaj potencial dhe ndoshta madje edhe me veten tuaj. Në vend që të thoni se nuk keni ndonjë dobësi, provoni ndonjë nga përgjigjet e përmendura më lart – ju mund të flisni për një dobësi që lind vetëm në raste të caktuara, një dobësi që është e dukshme ose në CV tuaj ose pas bisedës së mbajtur me ju ose një dobësi që përfshin një aftësi jo dhe aq thelbësore. Për këdo që të vendosni, e rëndësishme është të thoni dicka.