Monovolumi gjerman rinovohet dhe i kthen sytë nga bota e modeleve ekologjike. Kështu prezantohet Electric Drive, version i cili premton një autonomi prej 200 km
DUKE SHËNUAR mbi një milion ekzemplarë të shitur (prej të cilave 700 mijë me gjeneratën e parë), B Class rinovohet me një facelift të lehtë në pjesën e jashtme, ku bien në sy goditje pritësit dhe maskerina e rinovuar. Nga ana tjetër, brenda kabinës është mjaft i pëlqyeshëm kroskoti elegant i versionit të fundit, i pasuruar nga një ekran pak më i madh (tashmë prej 8″) dhe (si opsion shtesë) nga butoni për ndezjen pa çelës. Në gamë ofrohen njësitë motorike klasike me benzine dhe diesel, me kambio automatike apo traksion 4Motion, por risia është një tjetër: debutimi i modeli të parë të vërtetë Mercedes elektrik (pas variantit të limituar të modelit të vjetër A Class dhe pa llogaritur Smart ED). Me fuqi prej 180 kf dhe moment përdredhës prej 340 Nm, duket sikur po drejton një makinë të zakonshme me kambio automatike, e gjallë dhe e shkathët, por vetëm pak më e heshtur se ato me cilindra dhe pistona. Me një përshpejtim nga 0-100 km/h për 7.9 sekonda dhe një shpejtësi maksimale prej 160 km/h, krahas përshpejtimeve gjithmonë të menjëhershme falë momentit përdredhës të motorit elektrik, makina dhuron emocione të mahnitshme në rrugë. Edhe pesha e baterive bëhet e pandjeshme, pavarësisht peshës total prej 1.800 kg (rreth 200 kg më tepër se një 220 CDI). Bateritë me jone litiumi, prej 28 kWh, janë të pozicionuara nën dysheme dhe nuk marrin hapësirë as nga kabina dhe as nga bagazhi. Autonomia e deklaruar prej 200km, mund të shtohet edhe me 30 km të tjerë falë Range Plus: pra, në rast nevoje mund të “mbingarkohen” bateritë (deri në 36 kWh), duke shfrytëzuar 100% të kapacitetit në vend të të zakonshmit 80%, që është kapaciteti optimal për jetëgjatësinë e tyre. Gjithsesi, makina ndonjëherë duhet edhe të ndalet për një rimbushje të baterive: karikimi i plotë zgjat tre ore e gjysmë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.