Mercedes-Benz, klasike? Jo faleminderit!

14/01/2019 6:03 PM 0 komente

Tani Mercedes-Benz synon versionet me tre vëllime dhe pas hatchback, do të lançojë modelin A-Class veturë. Rezultati: valëzime të shkurtra, linjë e suksesshme dhe hapësirë më e madhe në bagazh

 

Një bisht i gjatë për modelin A-Class. Në fakt jo shumë i gjatë, duke marrë parasysh se modeli është reduktuar. Po, për herë të parë, modeli i fundit Mercedes do të përcillet në 3 variante-A Class Sedan për kontinentin e vjetër gjithashtu. Një formulë që dukej e rezervuar për tregjet jo-evropiane (në Kinë, për shembull, do të zbatohet version specifik L).

Është e vërtetë që, tek Mercedes ishte ndërkohë modeli CLA, një lloj veturë-coupé e vogël që në vitet e fundit ka arritur rezultate të kënaqshme komerciale. Këto shifra ndihmuan të plotësonin versionin e tretë. Por nëse modeli CLA u integrua fuqishëm me linjën e tavanit, tek modeli A-Class veturë gjen shprehje të lirë, me një format të aftë për të shprehur diçka të re.

Varianti i ri i A-Class do të zbulohet në Sallonin e Parisit në tetor dhe do të hyjë në treg deri në fund të vitit. Trupi i makinës rritet me 13 centimetra krahasuar me modelin me pesë dyer (për një total prej 4.55 metrash), ndërkohë që hapi prej 2,73 metrash mbetet i pandryshuar. Rezultati është një përzierje e suksesshme midis linjave të mprehta (Cx është mahnitës: 0.22), linja më të shtrira dhe një version i pastër e sportiv. Por vetura gjithashtu do të garantojë prakticitetin, në sajë të bagazhit të ndarë më të madh. Në fakt, hapësira e rezervuar për efekte familjare rritet në 420 litra të deklaruara, 50 më shumë se versioni i ngjashëm hatchback.

RUHET PREJARDHJA

Nga kjo e fundit, modeli veturë A-Class merr përsipër, përveç një pjese të dizajnit, gjithashtu edhe pjesën e brendshme, sistemet infotainment, sistemet e sigurisë, asistencën në drejtim si dhe bazën mekanike. Në makinë ekziston një mjedis i rafinuar, i një cilësie të lartë, në të cilën dallon kroskoti dixhital, i disponueshëm në tri kombinime: me dy display nga 7 inç, një me 7 inç dhe tjetra me 10.25 inç, ose me dy më të mëdhatë. Edhe versioni me tre vëllime, në të vërtetë, është e pajisur në seri me sistemin multimedial MBux, i cili i hap derën një zone të re ndërlidhjeje, duke ofruar – dhe këtu është avantazhi – aftësinë për të mësuar nga sjellja e automobilistit, falë inteligjencës artificiale.

Sipas zgjedhjeve dhe pajisjeve, kroskoti ofron rezolucion të lartë dhe ekran të gjerë, navigim me teknologji të lartë dhe komandat inteligjente të zërit, të cilat përfshijnë kuptimin e gjuhës që flisni, të cilat janë të gjitha në dispozicion, duke përdorur disa fraza të thjeshta. Me sistemin MBux, debutojnë disa shërbime të reja, duke përfshirë funksionet e drejtimit bazuar në komunikimin ndërmjet automjeteve dhe kërkimin e automjetit të parkuar. Përveç kësaj, sipas kërkesës, sistemi shfaq përmbajtje online në internet, siç janë çmimet reale të karburantit dhe shumë më tepër. Azhornimi i rrjetit gjithashtu ju lejon që gjithmonë të keni qasje në informacione të reja.

AKS PRAPA I DYFISHTË

Tek modeli A-Class keni hapësirën që ju nevojitet. Kamerat dhe sistemet e radarëve i lejojnë automjetit të vëzhgojë ambientin që e rrethon deri në një distancë prej 500 metrash. Në mesin e sistemeve ekzistojnë asistenca në frenim dhe anti-skid, të dy aktivë: i pari zbulon edhe kalimin e këmbësorëve dhe çiklistëve, ndërsa e dyta mund të sinjalizojë, mes 60 dhe 200 km/h, daljet e mundshme jashtë limiteve të korsive dhe është në gjendje të sjellë automjetin përsëri në drejtimin e duhur, duke vepruar me frenat.

Gjithashtu vlen të përmendet asistenca aktive ndaj rregullimit të distancës Distonic, e cila gjithashtu mund të ndihmojë drejtuesin duke ulur shpejtësinë pranë kthesave, me përdorimin e të dhënave të navigimit.

Sa i përket automjetit me pesë dyer, ka edhe dy lloje të boshtit të pasëm në modelin A-Class: i përdredhur në versionet standarde, ose multilink me leva tri dhe gjysmë për variantet më të fuqishme, ato me traksion integral 4Matic, me përshtatje të amortizatorëve ose të pajisura me disqe më të mëdha (matja shkon nga 16 deri në 19 inç).

Në prezantim do të ketë dy versione: A 200, e pajisur me turbocharger 1.3 litërsh me 163 kf dhe 250 Nm moment përdredhës, dhe A 180 d, të mundësuar nga motori 1.5 turbodiesel 116 kf dhe 260 Nm. Të dyja janë të kombinuara me kambio automatike me friksion të dyfishtë 7G-Dct. Prodhimi i këtij modeli do të fillojë në Aguascalientes, Meksikë; më pas, në vitin 2019, do të fillojë prodhimi në Rastatt, në Gjermani.

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of