Distanca midis akseve është rritur me plot tetë centimetra. Kjo natyrisht ka rritur hapësirën e bordit por prej saj kanë përfituar edhe linjat e makinës. Praktikisht është një makinë GLE e re që ka brenda gjithë teknologjinë Mbux. Si dhe motorët me benzinë gjysmë hibridë.
Është jeta e parë apo e dytë? Varet nga ç’këndvështrim e sheh. Sepse makina SUV e kompanisë Mercedes, që për nga përmasat mund të renditej midis makinave të mesme e të mëdha, quhej GLE qysh nga viti 2015. Por ajo mbetej gjithmonë makina e vjetër ML që thjesht kishte ndryshuar emrin gjatë garave. Ndonëse me këtë rast kishte bërë edhe pak makijazh. Dhe tani ja ku nxjerr përsëri krye GLE-ja, që këtë herë mund të mund të nisë vërtet ciklin e vet. Edhe sepse tek sport utility që do të shohim te koncesionari në fillim të 2019-ës, çdo gjë që ka qenë e mundur është bërë e re.
Duke nisur që nga dizajni, tashmë më i thjeshtë e më personal, por pa humbur aspak nga qëndrueshmëria dhe sensi i aventurës, dy karakteristika bazë të ML-së. Pjesa e përparme ka një rrjetë të lartë që bie shumë në sy, kurse grupet optikë Multibeam Led, janë kompaktë, njëlloj si në modelet e fundit të gjigandit gjerman. Risi tjetër e rëndësishme është ndryshimi i hapit: largësia midis akseve është rritur me 8 cm, (ndërsa gjatësia e përgjithshme me 11,5) duke i dhënë impuls veturës. Kur e sheh nga prapa duket se vërtet dritat dhe magjia kanë ndryshuar.
PJESA E BRENDSHME PLOT HAPËSIRË
Po ashtu është ndryshuar edhe konstruksioni i kabinës, ku janë vendosur komanda të reja, me një kabinë të madhe me rrafshe horizontalë ku ndodhen butona e injektorë që komandojnë klimatizimin.
Thuajse gjithçka tjetër kontrollohet me prekjen e sistemit multimedial të evoluar Mbux, i cili falë një kamere të integruar që ka në majë vëzhgon lëvizjet e pasagjerëve drejt monitorit ose touchpad-it. Pra hapësira në kabinë është rritur dhe jo vetëm për të shtrirë më mirë këmbët e atyre që ulen në ndenjëset e pasme, por GLE-ja ka futur edhe një opsion rregullimi krejtësisht elektrik të sediljeve të palosshme të rreshtit të tretë.
Në rrafshin teknologjik, modeli SUV ka shumë përparësi duke filluar nga transmisioni integral 4Matic që është tërësisht i ndryshueshëm, për motorë me 6 dhe 8 cilindra dhe plug-in hibridë: sistemi rregullon shpërndarjen e momentit përdredhës midis dy akseve nga 0 deri në 100%, sipas programit të zgjedhur të udhëtimit. Përkundrazi, në versionet me 4 cilindra përdoret një shpërndarës i momentit përdredhës që e drejton fuqinë në akse në një raport fiks 50:50. Dhe kur rrotat e humbasin aderencën, atëherë hyjnë në veprim frenat. Të gjitha tipet kanë kambio automatike 9G-Tronic.
Për sa u takon motorëve, motori 3.0, me 6 cilindra, së bashku me një hibrid 48 volt kur montohet në një GLE 450 4Matic çliron 367 kf dhe 500 Nm, të cilëve u shtohen edhe 22 kf dhe 250 Nm të tjerë kur përdoret edhe EQ boost. Përdoret një E-Active body control 48 volt, një suspension aktiv që për herë të parë kombinohet me një suspension pneumatik dhe përqendrohet në çdo grup me një zemberek me sustë.
Së fundmi shënojmë se GLE-ja mund të mbështetet mbi gjeneratën e fundit të sistemeve të sigurisë, që përfshijnë veçanërisht një asistencë aktive kur makina ndalon për të mbajtur radhën në një rresht me makina të tjera si dhe funksionin e rrotullimit me frenim automatik.
Karroceria është më optimale siç duket nga Cx 0,29. Llampa C e vendosur në pjesën e sipërme të kabinës paraqitet si një karakteristike dalluese e modelit. Poshtë paraqitet kroskoti me kabinën e re me dy monitorë standard 12.3 inç të sistemit Mbux
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.