TEKNLOGJI YJORE
Ndryshon rrënjësisht vetura e mesme nga Shtutgarti, që del në shitje nga muaji mars; ka pajim sigurie të ngjashëm me një S Class, suspensione të rinovuara dhe karroceri alumini. Edhe kabina gjithashtu ndahet nga e shkuara
Sigurisht, nuk mund të shpërfillet: ekrani prej mbi 8″ gjendet pikërisht përpara syve. Një prani “aliene” për ata që janë të mësuar me rigorozitetin gjerman që ka karakterizuar gjithmonë kroskotin e veturave të yllit me tri cepa. Ju pëlqen apo jo, ky lloj tableti që mbretëron në mes të kroskotit të C Class, gjendet aty për të përcjellë për të disatën herë mesazhin se në Shtutgart synojnë të pushtojnë gjenerata të reja klientësh: modelet Mercedes kanë ndryshuar.
Gjithsesi, mbase duke pasur parasysh që në Evropë mosha mesatare e blerësve të veturave (së shpejti do të vijë edhe versioni station wagon) nuk është po aq e ulët sa në Amerikë dhe në Azi, Sinkëitz Hartmut, përgjegjës i dizajnit të kabinave të veturave Mercedes, i del të keqes përpara: “Asnjë revolucion, marka jonë është një markë bipolare, ku prej kohësh bashkëjetojnë shpirtrat e ndryshëm të dy etërve të markës: ai racional i Karl Benz dhe ai emocionues i Gottlieb Daimler. Pra me modelin e ri C Class i kënaqim të dy”.
Nevoja për racionalitet e ka bërë të detyrueshëm eliminimin e monitorit touch screen: faktikisht, sipas kërkimeve të Mercedes në lidhje me sigurinë, del që kjo mënyrë komandimi tërheq vëmendjen e drejtuesve dhe se veprimet e gishtave shkaktojnë zhvendosje të pavullnetshme në trajektoren e automjetit. Për këtë arsye, komandimi i funksioneve të panumërta realizohet ose nëpërmjet rrotullës të vendosur anash levës së kambios, ose duke prekur ekranin e vogël që gjendet mbi të, tek i cili mbështetja e dorës realizohet si një veprim instiktiv.
Analiza nuk do të konsiderohej e plotë nëse rëndësia do t’i kushtohej vetëm kroskotit, duke qenë se C Class është rinovuar plotësisht dhe është e pajisur me shumë pajime teknologjike interesante, në disa raste edhe të njëjtë me ato aktualisht të disponueshme tek S Class. Një fakt i cili duhet pasur parasysh sidomos në kostot e prodhimit, duke qenë se C Class do të prodhohet në 500 mijë ekzemplarë në vit.
Për të zbuluar detajet estetike përfundimtare, duhet pritur fundi i janarit (debutimi është programuar në Sallonin e Detroit), por gjithsesi dihen shumë gjëra mbi strukturën mbajtëse, mekanikën,funksionet elektronike multimediale dhe të asistencës së drejtimit. Në veçanti, shasia është e tipit të shumëpërfolur hibrid, si rrjedhojë e kombinimit midis çeliqeve speciale dhe aliazheve të lehta, ndërsa “lëkura” e jashtme është tërësisht prej alumini. Gjithashtu, Mercedes ka vendosur të heqë dorë nga përdorimi i parafangove të pasme plastike (dikur të përdorur tek A-Class) sepse, ashtu siç shpjegon Dr. Langner, përgjegjës për materialet, klientët e kategorisë Premium nuk pranojnë as më të voglin variacion të ngjyrës midis pjesëve metalike dhe plastike, të cilat vjetërsohen në mënyrë të ndryshme.
Përzgjedhja e detajeve është realizuar në tërë veturën dhe përfshin klimatizimin “inteligjent”: tek modelet C Class të pajisura me navigator satelitor, riqarkullimi i ajrit aktivizohet automatikisht përpara përshkimit të një galerie, për të shmangur futjen e ajrit të ndotur në kabinë. Midis opsioneve të disponueshme figuron gjithashtu Paketa Air-Balance, edhe kjo e pranishme tek S Class, që parashikon jonizimin e ajrit dhe një filtrim akoma më efiçent se ai i sistemit të montuar në seri.
NJË RRJET SENSORËSH TË DENJË PËR NJË PREMIUM
Sistemet ndihmëse elektronike të sigurisë, të emërtuara, Intelligent Drive, imitojnë sistemet e përdorura tek modelet E dhe S Class. Elektronika bazohet mbi një rrjet sensorësh që mbulojnë deri në 360o të hapësirës përqark veturës
Dy radarë multifunksionalë
80 m rreze dhe kon prej 16o
30 m rreze dhe kon prej 80o
Kamera stereo
500 m rreze me funksion 3D deri në 50 m dhe kon prej 45o
Radar me rreze të mesme dhe të gjatë
200 m rreze dhe kon prej 18o
60 m rreze dhe kon prej 60o
Radar me rreze të shkurtër
Nga 0.2 në 30 m rreze dhe kon prej 80o
Sensorë me ultratinguj
Rreze nga 1.2 në 4.5 m
ALUMIN I DERDHUR
Lidhje komplekse alumini për suportet e suspensioneve
REZISTENCË E LARTË
Çelik për zgjatimet të cilat duhet të thithin goditjet
ÇELIQET MË TË FORTË
Në zonat më të prekura nga përplasjet, në 1% të shasisë, janë përdorur çeliqet më të fortë që ekzistojnë
LËKURË E ÇMUAR
Karroceria, kofano, tavani dhe dyert, janë të gjitha prej alumini
SA GJERË E GJATË
Sërish alumin për elementët gjatësorë dhe tërthorë të strukturës
DYSHEME ANTI-ZHURMË
Spesorët, format, saldimet dhe linjat e bashkimeve janë optimizuar për të limituar zhurmat dhe vibrimet
SHTRESA TË POSAÇME
Për të mos lejuar futjen e motorit në kabinë në rast përplasjeje, trau përforcues është realizuar me llamarina me disa spesorë
SFORCIME TË SHPËRNDARA
Përforcime çeliku me rezistencë të lartë për të shpërndarë sforcimet mbi strukturë në rast përplasjesh të fuqishme ballore
Diçitura:
Komanda të dyfishta
Ekrani i madh është i vendosur lart, në lartësinë e syve. Funksionet e shumëfishta komandohen përmes rrotullës ose ekranit të vogël touch pad, të vendosur në panelin qendror: të dyja tepër praktike
Të parat e klasës
Për herë të parë një model i kësaj kategorie përdor susta me ajët të kombinuara me amortizatorë me përthithje variabël. Bëhet fjalë për Airmatic, deri tani të ofruara vetëm në modelet Mercedes të kategorive më të larta
Sfidë për Audi
Modeli C Class përdor zgjidhje konstruktive me lidhje të lehta dhe çeliqe të cilat Audi i përdor tek A6
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.