Ka të njëjtën ADN me modelin pararendës M, prej së cilit trashëgon edhe platformën. Vetëm se në këtë rast karakteri është shumë më sportiv.Një risi përbën kombinimi i motorit V6 turbodiesel me kambion automatike me nëntë raporte
Kënaqësia që perceptohet nëShtutgart për hedhjen në treg të këtij modeli të ri duhet të jetë gati e barabartë me krenarinëqë duket sheshit në rangjet e larta të kompanisësë Mynihut. Ose më saktë, nga selia qendrore e BMW, ku më shumë se shtatë vite më parë, vendosën – midis shumë vështirësish dhe kundërshtimesh – hedhjen në treg të X6, tek e cila, modeli i ri GLE Coupé frymëzohet në shumë drejtime.
Me këtë zgjedhje, edhe pse disi të vonuar, Mercedes pranon plotësisht se BMW, rivalja e saj kryesore, ka bërë zgjedhjen e duhur duke propozuar kaq herët një model për të cilin, sipas shumë opinioneve, askush nuk dukej se kishte nevojë. Përkundrazi, për disa, ai automjet i madh dhe i vështirë për t’u klasifikuar,ishte gjithashtu makina e gabuar në çastin e gabuar.
Tani, gati njëkohësisht me hedhjen në treg të gjeneratës së dytë të X6, qëderi tani ka shitur mbi 250 mijë ekzemplarë, duke tejkaluar çdo lloj pritshmërie, vjen edhe propozimi alternativ i kompanisë me yllin mbi kofano.
Tjetërsohet pamja dhe karakteri
Ideja është e njëjta: të shpiket një makinë që të jetë pikë kryqëzimi midis një modeli SUV, njësportiveje dhe një veture Premium. Pika e nisjes: modeli i vjetër M, tashmë e quajtur GLE, pas revolucionit të siglave të modeleve Mercedes. Rezultati final është njëmakinëme njëmijë fytyra, e cila përputh nevoja të ndryshme, në shumë drejtime kontradiktore. I pari që është ndikuar nga kjo është dizajni, i prekur nga nevoja për të harmonizuar shasinë sportive, qendrën e rëndesës të lartë, kabinën e një veture të madhe me profilin anësor të një veture sportive me katër dyer. Pra, një enigmë që nuk zgjidhet lehtësishtdhe pa bërëkompromise stilistike, të cilat në disa raste mund të rezultojnë jo shumë frytdhënëse.
Faktikisht, tek kjo coupé unike mund të shihen kodet gjenetike të shumë modeleve të tjera të kompanisë gjermane, por të kompozuara në një kolazh tepër të ekuilibruar, pavarësisht përmasave të konsiderueshme dhe brezit anësor mjaft të lartë, gjë qëredukton përmasat e xhamave në pjesën e pasme, duke ç’balancuar raportin mes sipërfaqeve me xham dhe atyre me llamarinë, me dominim të kësaj të fundit. Nëse pamja nuk është krejtësisht bindëse, tek kabina janë të gjithë dakord, sepse përfshin zgjidhje të cilat janë afirmuar në modele Mercedes të kohëve të fundit.
Spikat në mënyrë të veçantë ekrani i sheshtë i sistemit multimedial, i vendosur në qendër tëpanelit të bukur, i veshur me lëkurë të butë dhe e zbukuruar nga tegelat në ngjyrë të kuqe, të përdorura edhe tek panelet e dyerve dhe në sediljet e bëshme.
Në të vërtetë, pozicioni i drejtimit nuk mund të konsiderohet krejtësisht sportiv, pavarësisht prerjes së timonit multifunksional me tre rreze dhe pedaleve prej çeliku. Faktikisht, pozicioni i drejtimit është disi i lartë dhe i mbledhur, kryesisht për të parë mirë përtej fytyrës tepër të madhe të makinës. Pavarësisht kësaj, nuk është e thjeshtë të vlerësohen vetëm me shikim përmasat e makinës. Përpara arrin t’i kuptosh përmasat e GLE Coupé dhe tafusësh me lehtësi makinën edhe në hapësirat më të ngushta. Megjithatë, prapa, forma e bagazhit dhe përmasat e xhamit të pasmë tëdetyrojnë të mbështetesh shumë tek telekamerat. Makina ka katër të tilla, që mbulojnë të gjithë hapësirën përqark makinës, duke ofruar një shikim real prej 360⁰. Kamerat ofrojnë gjithashtu mundësinë e përqendrimit të pamjes në zona të caktuara, për manovrat në zona shumë të vështira. Sigurisht, janë të pranishëm edhe sensorët e parkimit.
Nga ana tjetër, për lëvizjen natën, teknologjia full-Led e Intelligent Light System siguron një shikueshmëri optimale edhe në kushte atmosferike të këqija, sidomos nëse jeni të pajisur me Magic Vision Control, me fshirëse xhamash adaptive dhe me ngrohje.
Sallon për katër persona
Për sa i përket hapësirës, nuk mund të ankohemi, sidomos prapa, ku mund të shtrihen këmbët edhe në rastin kur sediljet e para janë të shtyra thuajse në fund. Për të krijuar sa më shumë hapësirë për më shtatlartët, shpinorja e sedijes së parë ka një veshje specifike që zgjeron mjaftueshëm hapësirën në dispozicion për këmbët. Gjithashtu, kur ulesh në sediljen e pasme, aksesi nuk është ai që mund të pritet zakonisht tek një veturësportive: nuk është nevoja të ulet shumë koka, pavarësisht pjerrësisë së mprehtë të tavanit. Gjithashtu, mund të futen lehtësish këmbët ndërmjet panelit qendror dhe ndenjëses. Për më tepër, ka gjithmonë mjaftueshëm hapësirë mbi kokë, edhe në rastin kur makina është e pajisur me tavan panoramik, i cili e ul disi lartësinë. Së fundmi, tepër e këndshme mundësia e memorizimit të shpinores në tre pozicione.
Në këtë mënyrë arrihet të rritet më tej kapaciteti i bagazhit, i cili në vetvete nuk është shumë mbresëlënës në konfigurimin standard, krahasuar me përmasat e konsiderueshme të veturës. Vëllimi i përdorshëm i bagazhit është pak më i ulët se 500 litra, por me një prag të lartë nga toka dhe një shkallëzim shumë të theksuar për tëarritur lehtësisht planine ngarkesës, në vetvete disi i ulët. Pra, përmasat mundet edhe të jenë të mjaftueshme, por funksionaliteti dhe shfrytëzimi i vëllimit nuk është optimal, pavarësisht pranisë së portës elektrike.
Pavarësisht karakterizimit të jashtëm dhe ndonjë detaji thelbësor brenda kabinës, sportiviteti nuk ndeshet shumë gjatë drejtimit të kësaj makine, e cila mbetet gjithsesi një crossover e mirëfilltë me një fuqi të konsiderueshme në dispozicion, por pa shumë ambicie nëse e vendosim brenda një piste. Motori ka një karakter të fortë, që mbështetet më së miri nga kambio automatike me nëntë raporte, por që duhet të përballetme një peshë të konsiderueshme prej rreth 2.400 kg dhe me një impostim që nuk mund të konsiderohet për pistë.
Edhe duke përzgjedhur modalitetin Sport të sistemit Dynamic Select (me katër opsione të mundshme), i cili ndryshon kalibrimin e timonit, motorit, kambios dhe suspensioneve, nuk mund të flitet për lëvizje homogjene dhe trajektore të rregullta si të një makine sportive, pavarësisht përgjigjes shumë të mirë të timonit, ngarkesës së konsiderueshme dhe të shasisësë ngurtë, e cila sigurisht i jep frytet në terren të çrregullt.
Në modalitetin Comfort përmirësohet përthithja, por në shtyllën kurrizore gjithsesi depërton ndonjë shkundje e padëshirueshme. Edhe kambio 9G-Tronic, megjithëse i koordinuar shumë mirëme motorin, me ndërrime të sakta dhe asnjëherëshumë të ashpra, nuk paraqet të njëjtën shpejtësi përgjigje si kambio me tetë marshe ZF i pranishëm tek X6: ka nevojë për disa çaste më tepër për të reaguar dhe në rinisjet e shpejta nuk është gjithmonë i përpiktë.
Pavarësisht kësaj, falë fuqisë së konsiderueshme, është e kënaqshme të dozosh shtytjen e makinës nëpërmjet pedalit të gazit dhe të lëvizësh në trafik me një shkathtësi të pazakontë, duke pasur parasysh përmasat e makinës. Pa harruar se, pavarësisht peshës së konsiderueshme, sipërfaqes së madhe ballore të karrocerisëdhe rezistencave pasive të traksionit integral, ndalesa për furnizim me karburant nuk përbën një shqetësim të madh.
Duke shfrytëzuar kontributin e sistemit Start&Stop dhe duke përzgjedhur modalitetin Eco, arrihen përshkueshmëri mbresëlënëse: edhe më shumë se 11 km/litër. Sigurisht, serbatori prej 93 litrash e rrit disi shpenzimin për mbushjen me karburant. Në këmbim, autonomia e garantuar arrin në 1.000 kilometra në të gjitha llojet e rrugëve. Që nuk është aspak keq për motorin tre litra të montuar brenda kofanos së GLE.
Ndihmë në drejtim
Motori me gjashtë pistona paraqet edhe një veti tjetër që nuk duhet nënvlerësuar: edhe kur e ngre zërin, zhurma e tij është gjithmonë shumë e kontrolluar dhe dridhjetjanë të përmbajtura, ashtu si edhe zhurma e rrokullisjes së gomave 21″. Për pasojë, edhe në shpejtësi të larta komforti akustik është i denjë për një veturë Premium, ose nëse dëshironi, për një coupé të klasës sipërore. E tillëështë edhe lista e aksesorëve, në veçanti ato për sigurinë aktive, përveç atyre për sigurinë pasive, si sinjalizimi për rrezikun e përplasjes (përfshirë frenimin automatik), identifikimi i këmbësorëve të pranishëm në trajektore, kalimi i sigurt i kryqëzimeve.
Lista vazhdon me një paketë vërtetë të plotë të sistemeve të asistencës gjatë drejtimit. Midis tyre, një funksion që, përveç sinjalizimit të pavullnetshëm tëtejkalimit të vijave ndarëse të korsisë, mund të veprojëme vendosmëri mbi frenat për ta drejtuar automjetin dhe rikthyer atë në trajektoren e duhur. Megjithatë, ndërhyrja është kaq e ashpër dhe e vendosur sa në disa raste rezulton joproduktive dhe disi e rrezikshme: për shembull, kur po evitohet një këmbësor apo një çiklist.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.