Është mbyllur zyrtarisht sezoni i merkatos më të shtrenjtë i të gjitha kohërave dhe tani është momenti të bëjmë një analizë të shumave të shpenzuara nga klubet e kampionateve më të rëndësishme europiane.
Seria A, për herë të parë, ka arritur të prekë shifrën e 1 miliard eurove, duke u renditur para Ligue 1 (më shumë se 600 milionë), Liga-s dhe Bundesliga-s.
Por, sërish është Premier League kampionati që renditet në vend të parë, me rreth 1 miliardë e gjysmë euro të shpenzuara në merkato.
10 nga 20 skuadra pjesëmarrëse në Premier League, kanë thyer rekordin e transferimit. Chelsea e Conte-s ka shpenzuar 80 mln euro për ish-lojtarin bardhezi Morata (rekordi i mëparshëm mbahej nga Torres); Liverpool i Klopp ka shpenzuar 70 mln euro për Naby Keita; Tottenham Hotspur ka derdhur në arkat e Ajax-it 46 milionë për Davinson Sanchez, ndërsa Arsenali ka shpenzuar 53 mln euro për Lacazette.
Por jo vetëm. Befasuese janë dhe blerjet e Huddersfield (Mouniè, 13 mln), Watford (Gray, 20 mln), Burnley (Wood, 16,5 mln), Everton (thuajse 50 mln për Sigurdsson), Brighton (Izquierdo, 15 mln) dhe Bournemouth (Akè, rreth 23 mln).
Kampionati francez (Ligue 1) mbyll podiumin, për shkak super blerjes së Neymar (222 mln euro). Bashkë me PSG, edhe Angers, Lilla dhe Amiens kanë thyer rekordin e transferimit (Crivelli, Thiago Maia dhe Moussa Konate).
E mbyllin “Top 5” Liga dhe Bundesliga, ku gjermanët kanë shpenzuar më pak para se francezët.
Në Spanjë, kryeson Dembélé (105 mln euro + rreth 40 di bonus të cilat klubi i Barcelonës i ka derdhur në arkat e Borussia Dortmund), por janë edhe Leganes, Girona, Sevilia (me Muriel, 20 milionë), Celta Vigo, që për 13 milionë euro bleu Emre Mor nga Eibar, të cilat kanë bërë blerjet më të shtrenjta në historinë e tyre gjatë kësaj merkato.
Në Gjermani, vetëm 6 nga 18 skuadra kanë thyer rekordin e transferimit: Bayern me Tolisso (41,5 mln), FC Köln me Córdoba (17 mln), Hertha Berlin me Selke (8 mln), Hannover me Jonathas (9 mln), Borussia Mönchengladbach me Ginter (17 mln) dhe Eintracht Frankfurt me Haller (7 mln).
Në foto: Morata, Neymar dhe Dembélé