Nga Cassano e Ibrahimovic tek Casillas dhe Honda, marrëveshjet mund të finalizohen edhe kështu
Cassano dhe Totti pas krahëve të Ibrahimovic. Një treshe lojtarësh që vetëm pak vite më parë do ta ëndërronte çdo skuadër, përbëjnë formacionin e sulmuesve pa kontratë. A do të bëhet Totti drejtues i Romës? Pa problem, është i gatshëm Keisuke Honda po me kosto zero. Rastet nuk mungojnë, Casillas në portë, Jesus Navas, John Terry etj.
Më 30 qershor skadojnë kontratat respektive të këtyre futbollistëve. Disa prej tyre kanë gjetur një skuadër të re, si për shembull Balotelli te Nice, dhe Kolasinac tek Arsenal, ndërsa të tjerët duke filluar nga 1 korriku do të jenë të papunë. Mjafton të mendosh që Zlatan Ibrahimovic – në pritje të rikthimit nga dëmtimi i rëndë në gju, është sot lojtar i lirë.
Pikërisht portieri i Porto-s, Iker Casillas, është duke marrë në konsideratë oferta të ndryshme, edhe pse ëndrra e tij është të rikthehet te Real Madrid. Përpara tij, katërshja e mbrojtjes: Martin Caceres, Gael Clichy, Pepe e John Terry. Një mbrojtje ekspertësh që do t’i bënte punë çdo skuadre.
Në mesfushë, në skemën e mundshme 4-2-3-1 kemi zgjedhur Raul Meireles dhe Thiago Motta me Lucas Leiva, Lassana Diarra dhe Mathieu Flamini të gatshëm për të hyrë në fushë. Në krahët e mesfushës, Jesus Navas në të djathtë, algjeriani Rachid Ghezzal i Lionit në të majtë dhe Honda me Cassano-n në mbështetje të Ibrahimovic, i vetëm në majën e sulmit.