Arsenal, gati 100 mln euro për Lemar
Monako dhe Arsenal kanë arritur në parim një marrëveshje për transferimin tek Gunners të Thomas Lemar, për 100 milionë euro. Tani i mbetet lojtarit për të vendosur nëse do ta pranojë këtë ofertë.
Chelsea kërkon Zappacosta: 25 milionë euro
Mund të jetë një ditë e rëndësishme për Torinon. Në pritje të Niang, mund të vijë një ofertë befasuese nga Antonio Conte. Bisedimet për Zappacosta-n mbeten të hapura, flitet se Chelsea ka ofruar 25 milionë euro.
Në orën 20:00, Barcelona do të zyrtarizojë Coutinho: 150 milionë euro
Sipas ‘The Sun’, Barcelona do të zyrtarizojë në orën 20:00 blerjen e Coutinho. Për brazilianin, blaugranat do të derdhin 150 milionë euro në arkat e klubit të Liverpool-it. Klubi anglez sapo ka blerë mesfushorin Oxlade-Chamberlain nga Arsenali.
Tottenham, një hap larg Llorente. Conte i zemëruar
Fernando Llorente është pranë marrëveshjes me Tottenham. Sulmuesi bask, ish-lojtar i Juventusit do të lërë Swansea për Tottenham-in, gati të investojnë 15 milionë sterlina. Lojtari ka mbërritur në Londër ku është duke kryer vizitat mjekësore. Në anën tjetër, Conte është i zemëruar. Por edhe Verona do të mbesë pa sulmues. Wilfried Bony, me shumë gjasa nuk do të shkojë te Hellas Verona, por nga Manchester City do të rikthehet tek Swansea City.
Tottenham, zyrtarizohet Aurier
Tottenham bëri zyrtare blerjen nga PSG të mbrojtësit të krahut të djathtë Serge Aurier për më shumë se 20 milionë euro.
Oxlade-Chamberlain transferohet te Liverpool
Ore frenetike për Anglinë. Oxlade-Chamberlain lë Arsenalin por jo për Chelsea, siç mendohej disa ditë më parë. 24-vjeçari ka firmosur marrëveshje me Liverpool-in. Reds-at kanë derdhur në arkën e Gunners 40 milionë sterlina.
City, gjithnjë e më pranë marrëveshjes me Alexis Sanchez
Manchester City është gjithnjë e më pranë marrëveshjes me Alexis Sanchez nga Arsenali. Kontrata e tij përfundon në vitin 2018. Sipas shtypit britanik, agjentët e klubit kanë shkuar në Kili për të firmosur marrëveshjen e transferimit me lojtarin. Oferta e fundit e Manchester City arrin në 60 milionë sterlina. Nuk mbetet veçse të presim.
Mahrez, Chelsea, Barcelona apo…?
Mbrëmë, federata algjeriane shpjegoi që Riyad Mahrez mori lejen për t’u larguar nga grumbullimi i kombëtares për të përshpejtuar hapat për të firmosur me një klub të ri. Nuk ka ende informacione se me cilin ekip do të firmosë: Chelsea, Barcelona dhe Arsenali janë klubet e mundshme….
Arsenal synon Draxler
Me largimin e Oxlade-Chamberlain tek Liverpool dhe Sanchez tek Manchester City, Arsenal me siguri do të bëjë ndonjë marrëveshje të minutës së fundit. Një ndër objektivat është edhe Draxler nga PSG, i cili me blerjen e Neymar dhe Mbappe duket se nuk do të gjejë shumë hapësirë tek klubi parisien dhe me shumë mundësi mund të vendosë të largohet prej tij.
Renato Sanches në huazim tek Swansea
Renato Sanches është një lojtar i Swansea City. Lojtari portugez do të kalojw nw huazim nga Bayern Munchen tek Swansea City.
Wolfsburg merr në huazim Origi
Liverpool ka huazuar sulmuesin belg Divock Origi, për një sezon tek gjermanët Wolfsburgut. Transferimi është zyrtar.