Kancelarja gjermane Angela Merkel ka pohuar për mediat se borxhi grek nuk do të falet.
“Qëllimi i politikave dhe qendrimeve tona është që Greqia të vazhdojë të jetë pjesë e Eurozonës. Europa do të vazhdoj të tregojë mbështetjen e saj për Greqinë dhe për vendet e tjera të prekura nga kriza, nëse këto vende ndërmarrin reforma që shkurtojnë shpenzimet dhe nuk parashikoj asnjë fshirje të re borxhi”, tha Merkel.
Më parë Ministri gjerman i Financave Wolfgnag Shcaeuble tha se nuk do të ketë diskutime për fshirjen e borxhit “sepse jemi shumë të vështirë për t’u shantazhuar”.