U deshën vetëm tre orë pas mbylljes së votimeve në zgjedhjet gjermane, që dy aleatët e mundshëm të Angela Merkelit në mandatin e saj të katërt si Kancelare, të fillonin të diskutonin në një debat televiziv, për të gjitha vështirësitë e formimit të një koalicioni për legjislaturën e ardhshme .
Edicioni online i gazetës “Bild” me titull “Tërmeti” komentonte mbi rezultatin e zgjedhjeve dhe nuk mund të akuzohet se ka “mëkatuar” me titullin. Votimi, në të cilin demokratët e Merkelit vijnë me një rënie të mprehtë dhe partnerët e saj social demokratikë me një humbje të djegur dhe i vetmi fitues i madh është partia e ekstremit të djathtë AfD, Alternativa e Gjermanisë, aritmetika thotë se shanset për formimin e qeverisë së re janë vetëm dy.
E para, rinovimi i koalicionit të madh në mes CDU / CSU dhe socialdemokratët e SPD, tashmë pa liderin e fundit, Martin Schulz, i cili akuzohet se ka çuar në rezultatin më të keq të historisë së tyre.
E dyta: Edhe pse tendenca për stabilitetin e Gjermanisë të bën të përjashtosh mundësinë e një qeverie të pakicës apo zgjedhjeve të reja, e në qoftë se të gjithë në këtë fazë duhet të tregojnë linjën më të palëkundur për të fituar një pozitë më të mirë negociuese, është e qartë që nga fillimi se një koalicion prej tre partish, i paprecedent, është peng i rëndë në pasuri i qeverisë së ardhshme. Por mbi të gjitha një dëm në efektivitetin e saj.
Rezultatet e zgjedhjeve u bënë publike që pasditen e djeshme, një skenar ky i paralajmëruar dhe i pritur. (Lexo: Angela Merkel fiton mandatin e katërt në zgjedhjet e Gjermanisë)