Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez Francois Hollande lëshuan një apel për vendet anëtare të Bashkimit Evropian që të vënë mënjanë dallimet për të adresuar sfidat duke filluar nga rënia ekonomike e deri tek luftrat në Lindjen e Mesme.
Hollande tha se gjyqet e shumta paraqesin një kërcënim ekzistencial për projektin europian teksa krerët e dy ekonomive më të mëdha të bashkimit monetar folën në Parlamentin Europian në Strasburg të mërkurën. Teatri politik solli në kujtesë paraardhësit e tyre Helmut Kohl dhe Francois Mitterrand një çerek shekulli më parë, të cilët bënë të njëjtën gjë në një pikë kyce në historinë e Evropës.
Divergjencat në interesat e vendeve të BE-së po zgjerojnë hendekun e ndasive mes liderëve të cilët janë nën presion nga votuesit, që ndihen të kërcënuar nga fluksi i refugjatëve pas vitesh të trazirave ekonomike.
Presidenti i BE-së Donald Tusk, gjatë fjalimit për të njëjtin forum, tha se Evropa duhet të jetë më dinamike për të mbrojtur veten nga politikat e dhunshme të fqinjëve të cilët gjason të dëhsirojnë një të ardhme të zymtë për të.