Merkel-Macron dhe dinamizmi i ri në marrëdhëniet Berlin-Paris

16/05/2017 11:09 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Boshti Berlin-Paris: Angela Merkel dhe Emmanuel Macron shprehen në lidhje me dinamizmin e ri mbi marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Francës. Të dy duken më se të bindur që nëse është e nevojshme, mund të shkohet deri aty sa të ndryshohen marrëveshjet e së kaluarës.

Ramë dakord që do të bashkëpunojmë së bashku, u shpreh në deklaratën për shtyp kancelarja gjermane Merkel në lidhje me kreun e Pallatit të Elizesë. Ajo vazhdoi më tej duke thënë se ishte e vetëdijshme se në një moment shumë kritik në të cilin ndodhet Europa, duhet të merren vendimet e duhura.

Ajo u shpreh edhe në lidhje me projektet e sistemit fiskal për t’i dhënë një impuls të ri Europës, e cila duket sikur ka ngecur vetëm në çështjen Brexit.

Nga ana e tij, Macron-i u shpreh se nëse ndryshimi i marrëveshjeve ka qenë një tabu për politikën franceze në të kaluarën, për të nuk përbën aspak problem. Kreu i ri i Elizesë theksoi gjithashtu domosdoshmërinë që ka Franca për ndërmarrjen e reformave të ndryshme si dhe për të rritur nivelin e investimeve në vend.

New French President Emmanuel Macron is welcomed by German Chancellor Angela Merkel with a military ceremony in Berlin Monday, May 15, 2017, during his first foreign trip after his inauguration the day before. (ANSA/AP Photo/Michael Sohn) [CopyrightNotice: Copyright 2017 The Associated Press. All rights reserved.]

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz