Boshti Berlin-Paris: Angela Merkel dhe Emmanuel Macron shprehen në lidhje me dinamizmin e ri mbi marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Francës. Të dy duken më se të bindur që nëse është e nevojshme, mund të shkohet deri aty sa të ndryshohen marrëveshjet e së kaluarës.
Ramë dakord që do të bashkëpunojmë së bashku, u shpreh në deklaratën për shtyp kancelarja gjermane Merkel në lidhje me kreun e Pallatit të Elizesë. Ajo vazhdoi më tej duke thënë se ishte e vetëdijshme se në një moment shumë kritik në të cilin ndodhet Europa, duhet të merren vendimet e duhura.
Ajo u shpreh edhe në lidhje me projektet e sistemit fiskal për t’i dhënë një impuls të ri Europës, e cila duket sikur ka ngecur vetëm në çështjen Brexit.
Nga ana e tij, Macron-i u shpreh se nëse ndryshimi i marrëveshjeve ka qenë një tabu për politikën franceze në të kaluarën, për të nuk përbën aspak problem. Kreu i ri i Elizesë theksoi gjithashtu domosdoshmërinë që ka Franca për ndërmarrjen e reformave të ndryshme si dhe për të rritur nivelin e investimeve në vend.