Nuk është e lehtë ti thuash jo për një bashkëpunëtori apo shefit, sepse ju i frikëaoheni dëmtimit të marrëdhënies apo se mund të shfaqeni si i paaftë. Ne kemi nevojë të ndalojmë së thëni jo si një zgjedhje mes konfrontimit dhe ruajtjes së marrëdhënieve të mira. Në vend të kësaj, thoni jo kur ju duhet, dhe mbani një sjellje neutrale. Tregohuni të qartë dhe të fortë. Nëse ju thoni një jot ë lëkundur, ka të ngjarë të përcillni një shpresë të rreme.
personi do të mendojë se ju mund të ndryshoni mendjen tuaj, dhe kjo gjë thjesht do e nxisë atë t’ju shtyjë edhe më tej. Jepni një arsye të mirë biznesi për refuzimin tuaj të drejtpërdrejtë – dhe këmbëngulni tek ajo. Nëse ju provoni ta zbusni ‘Jo-në’ duke ofruar justifikime të dobëta dhe duke mos shfaqur arsyen e vërtetë, ju do të dukeni aspak i sinqertë.
Të thoni një jo neutrale nuk vjen natyrshëm, kështu që përpiquni të praktikoheni para kohe me dikë që ju nxit.