Kryeparlamentari Ilir Meta, në një takim me ministrin e Ekonomisë të Maqedonisë, Bekim Neziri theksuan nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, edhe në kuadrin rajonal.
Meta e vlerësoi vizitën e ministrit Nezir, të cilën e cilësoi si mundësi për rikonfirmim intensiteti dhe niveli të lartë të shkëmbimeve dypalëshe.
Meta theksoi se duhet rritur bashkëpunimi ekonomik dhe shkëmbimet tregtare me sdy vendeve.
Ministri maqedonas i Ekonomisë shprehu mirënjohjen për angazhimin e Kuvendit në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, ndërsa vuri në dukje se marrëdhëniet ndërparlamentare janë shumë të rëndësishme në rritjen e cilësisë së bashkëpunimit mes Tiranës dhe Shkupit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.