Duke biseduar mbi nivelin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, Kryetari i Kuvendit Meta gjatë takimit me Kryeministrin e Azerbaxhanit Artur Rasizad, ndanë bindjen se marrëdhëniet ekonomike në të ardhmen duhet të reflektojnë të njëjtin nivel të shkëlqyer si ato politike.
Në këtë drejtim, z. Meta vuri në dukje se me fillimin e punimeve të Gazsjellësit TAP, hapen mundësi të shumta bashkëpunimi dhe investimi, jo vetëm për sa i përket ndërtimit të gazsjellësit, por edhe në funksion të Masterplanit për gazifikimin e Shqipërisë, ku eksperienca azere është e zgjeruar dhe e provuar.
Duke vënë theksin në kualifikimin e specialistëve shqiptarë në fushën e industrisë së naftës dhe të gazit, z. Meta dhe z. Rasizade diskutuan gjithashtu për rritjen e bashkëpunimit në fushën e arsimit, mes universiteteve dhe shkollave profesionale.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.