Transformimi dixhital i Axel Springer. Nga gazeta me numër të lartë tirazhi në një website të krahasimit të çmimeve të produkteve të ndryshme
Të shkosh në katin e fundit të ndërtesës së Axel Springer në Berlin është si një udhëtim pas në kohë. Shtëpia botuese e publikuesit gjerman është një suitë me dhoma me panele druri e tejmbushur me libra antikë, kolltukë lëkure dhe piktura klasike. Ajo është e gjitha një simbolikë, shprehet Mattias Döpfner, drejtori ekzekutiv i shtëpisë botuese.
Nëse është e gjitha një lëvizje taktike, kjo është ende e paqartë, por biznesi i Axel Springer ka kaluar me një shpejtësi marramendëse nga shtypi i shkruar (edhe pse ai ende zotëron Bild and Die Welt, dy prej gazetave më të rëndësishme gjermane) drejt një sërë biznesesh dixhitale. Në vitin 2000, ai nuk arriti të marrë asnjë të ardhur nga bizneset dixhitale, ndërsa në fund të vitit të kaluar mbi 72% e të ardhurave të tij u gjeneruan nga aktivitetet dixhitale.
Fitimet janë rritur me 37% gjatë dekadës së fundit, nga 434 milionë euro (473 milionë dollarë) në vitin 2006 në 596 milionë vitin e kaluar.
Katër vjet më parë, Axel Springer shiti disa prej gazetave dhe revistave që kishte në pronësi, duke përfshirë edhe Hamburger Abendblatt dhe Berliner Morgenpost kundrejt vlerës prej 1.2 miliardë dollarësh.
Në vitin 2015, ai gati bleu Financial Times, një gazetë britanike me lexueshmëri të lartë online, duke përjashtuar në këtë mënyrë Nikkein e Japonisë, që pagoi një shumë të madhe prej 844 milionë dollarësh. Aksionerët u lehtësuan.
Ndërkohë, lista e blerjeve dixhitale të Axel Springer, shtrihet në mbi 150 gjatë dekadës së fundit. Për shembull, StepStone, faqja online më e vizituar e Gjermanisë për të gjithë ata persona që kërkojnë punë, është një prej disa platformave të njohura që ai e zotëron, duke vazhduar me faqe online të shitjes së makinave të përdorura apo dhënies së makinave me qira, faqeve online për aplikim në vende pune vakante dhe shitje pasurish të patundshme.
Një tjetër biznes i madh dhe mjaft fitimprurës është Idealo, një faqe online mjaft e njohur, ku bëhet krahasimi i çmimeve të dyqaneve të ndryshme në lidhje me produkte të caktuara, ideale për shtëpiaket kursimtare.
Blerjet e tij të kohëve të fundit përfshijnë Business Insider, një faqe interneti dixhitale, e njohur për titujt kryesorë pikantë, që kanë synim marrjen e sa më shumë klikimeve. Një tjetër blerje është edhe eMarketer, një shtëpi botuese e të dhënave të tregut dixhital me bazë në Nju Jork. Vitin e kaluar Axel Springer i bashkoi forcat me Samsung e Koresë së Jugut për të krijuar “Upday”, një aplikacion celulari, i cili me anë kombinimit të algoritmeve me redaktorët e lajmeve, i mundëson përdoruesve ato kategori lajmesh për të cilat ata janë të interesuar.
Kompania e Axel Springer është në një sipërmarrje të përbashkët me firmën Plug and Play, me qendër në Silicon Valley që është një platformë inovatore globale që lidh startua-et me korporatat dhe investon në mbi 100 kompani çdo vit. Ajo ka ndihmuar edhe kompani të fuqishme si Google apo Pay Pal në fazat e tyre fillestare. Së fundmi, Axel Springer ka filluar të bëjë investime direkte në startup-e të vogla amerikane, të tilla si Thrillist.com, një website lifestyle.
Ajo ka blerë edhe një pjesë të vogël aksionesh te gjigantët e tillë si Airbnb dhe Uber.
Ky website investimesh po has së fundmi disa vështirësi.
Neil Thurman, një profesor i medias në Universitetin Ludwig-Maximilians në Mynih, thotë se Axel Springer duhet të jetë transparent në mënyrën se si raporton mbi të ardhurat e kompanisë. Gazetat e grupit shpesh përfshijnë artikuj në formën e shfajësimeve në lidhje me interesat e saj financiare.
Në janar, grupi i Axel Springer hodhi në treg Fussball Bild, një gazetë të re sportive e shtypit të shkruar, e përditshmja e parë sportive gjermane. Por ashtu siç ka ndodhur edhe me shumicën e botimeve të tjera të printuara nga kjo kompani, edhe shitjet e kësaj gazete sportive kanë filluar të shënojnë rënie.
Sipas Katja Riefler, një analiste e medias, duke investuar në mediat dixhitale, Axel Springeri i ka kursyer vetes kohën e duhur për të provuar dhe për të ruajtur biznesin e tij të lajmeve tradicionale.