Për fat të mirë, po shfaqen prova se nëse ka diversitet në bordet e korporatave kompanitë përfitojnë vërtetë nga një gjë e tillë. Ekzistojnë artikuj që tregojnë se si bordet me femra janë më agresive dhe rezultojnë në performancë më të mirë. Por kush eshte menyra qe një femër apo minoritet që nuk është i përfaqësuar sic duhet të zërë një vend në bordet drejtuese? Në një rast të tillë ju duhet të zhvilloni një strategji që do ju zhvendoste drejt nivelit të ardhshëm. Këtu genden tre rekomandime që ekspertët bëjnë ndaj një kandidati potencial për pozicionin e bordit.
Gjeni një sponsor me influencë
Mentorët bëjnë shumë punë. Ata ofrojnë udhëzime për shumë situata profesionale me të cilat ka gjasa të përballeni. Megjithatë, kur vjen puna për të përparuar në një kompani drejt një pozicioni vendimmarrës, sidomos si një grua apo pakicë, sponsorët janë jetike. Ata veprojnë si avokati juaj dhe ju prezantojnë me njerëzit e duhur, duke u siguruar që ju dhe puna tuaj të mos kaloni pa u vënë re.
Zbuloni ‘setin’ e aftësive tuaja
Kur është fjala për të siguruar një pozicion në bord, e rëndësishme është të bëni detyrat e shtëpisë. Kush janë anëtarët aktualë të bordit dhe çfarë propozojnë ata? Zbuloni se çfarë e bën çdo person unik. Pastaj, duke shqyrtuar aftësitë tuaj, thellohuni se si mendoni të bëheni i dobishëm për anëtarët e bordit? Identifikoni aftësitë që përzgjodhët dhe përqëndrohuni në mënyrat për ti përdorur ato gjatë karrierës suaj.
Mos u frikësoni të theksoni aftësitë tuaja drejtuese
Nëse i hidhni një vështrim pozicionve udhëheqëse në vendin e punës, gratë dhe pakicat vazhdojnë të mbeten në disavantazh përballë meshkujve të bardhë-veçanërisht gratë me ngjyrë- ato nuk përparojnë aq shpejt sa kolegët e tyre për shkak të paragjykimeve të qenësishme në vendin e punës.
Për të neutralizuar supozimet e pasakta për gratë dhe pakicat, kur bëhet fjalë për pozicione drejtuese, ju duhet të tregoni aftësitë tuaja për të udhëhequr. Dicka e tillë ka të ngjarë të kërkojë drejtimin e një projekti në shkallë të gjerë në punë, ose krijimin e mundësive nëpërmjet rrugëve të tjera në karrierën tuaj.
Qëllimi është që të mos kenë frikë të ndermerrni iniciativen dhe të tregoni se per cka jeni i aftë.
Pra, me kombinimin e duhur të sponsorëve me ndikim, aftësive profesionale sipas kërkesës dhe cilësive të dukshme të lidershipit, ju mund të punoni për t’u bërë një konkurrent i fortë për pozicione në bord dhe të siguroni një rrjet më të gjerë i cili do t’ju ndihmojë të keni sukses në karrierën tuaj.