Ministria e Financave njofton sot se vijon procesi i shlyerjes së detyrimeve të prapambetura, sipas të cilave, deri më datë 27 Nëntor 2015, janë alokuar në total rreth 18.38 miliard lekë detyrime të prapambetura.
Ministria e Financave se, e ndarë me kategori, këto detyrime shkojnë për:
(i) investimet publike, janë alokuar 6.27 miliard lekë
(ii) shpenzimeve korente për mallra dhe shërbime, janë alokuar rreth 0.78 miliard lekë
(iii) rimbursim TVSH-je, Tatim Fitimi dhe Akcize janë alokuar rreth 5.77 miliard lekë
(iv) “Të tjera” janë alokuar 5.86 miliard lekë ku përfshihen: detyrimet për “vendimet gjyqësore”, janë alokuar rreth 3.77 miliardë lekë, “Shpronësimet” janë alokuar rreth 0.6 miliard lekë dhe “Emergjencat dhe shpërblimet për lindjet” janë alokuar rreth 1.1 miliardë lekë.
MF shkruan në njoftim se shlyerja e detyrimeve të prapambetura bëhet në kuadër të zbatimit të VKM nr. 50, datë 05.02.2014 “Për miratimin e strategjisë për parandalimin dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura e të planit të veprimit” të ndryshuar”.
Në mënyrë të përmbledhur gjeni më poshtë tabelën e alokimit dhe realizimit të pagesave, proces i cili vazhdon me përditësimin e raportimeve nga degët e thesareve.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.