Kur Microsoft doli gjatë pranverës dhe nxori versionet Word, Excel dhe Power Point për iPad, ishte një largim i madh për një kompani që ka qenë e kujdesshme në mosvlerësimin e parave të veta nga zyra e softuerëve. Por vendimi më i fundit e bëri këta softuerë pa kosto, çka është një kthesë drastike dhe e sjell Microsoft më shumë në të njëjtën linjë më konkurruesit.
Në mars, Microsoft i kërkonte çdokujt që do të donte të krijonte ose modifikonte një dokument në iPad e tyre të blejnë paketën Office me një abonim prej 99 dollarësh në vit. Njerëzit, të cilët nuk do ta kishin abonimin, mund ta përdornin aplikacionin për ta lexuar dokumentin, por jo për ta krijuar apo për ta modifikuar atë. Përdoruesit e rinj do të kenë përdorim të plotë të këtij program. Nga ana tjetër, Microsoft do të ofrojë të dhëna më të avancuara për përdoruesit premium siç është hapësira e palimitueshme dhe integrimi me Dropbox.
Modeli për të pasur sa më shumë softuerë kompanish, veçanërisht te telefonat, ka tërhequr një numër të madh njerëzish me njohuri bazë, duke lidhur me njerëz që paguajnë për karakteristika që janë vetëm për përdoruesit e shpeshtë. Tradita e strategjisë së softuerëve të Microsoft ka qenë e kundërta. Ajo bën softuerë dhe çdokush paguan t’i ketë ato. Microsoft, gjithashtu, është duke prezantuar një version të Office për tabletat Android.
Tek iPad, Microsoft e ka ofruar falas versionin e Office. Ndërsa në versionin e Kompjuterëve Personalë, paketa Office përsëri do të kërkojë abonim dhe Microsoft shpreson që njerëzit që janë mësuar të përdorin versionin në telefon mund të ndihen eventualisht në të njëjtën mënyrë, edhe kur të përdorin një kompjuter personal.
Risku është që kompanitë po ndërtojnë tableta kompjuterike dhe do të arrijnë me sukses të ndërtojnë pajisje telefonike që mund të zëvendësojnë të gjithë laptopet së bashku. Dallimi midis një telefoni dhe një kompjuteri personal po bëhet gjithmonë e më i qartë, dhe dallimi mes një telefoni inteligjent dhe një tableti, ose një tableti dhe një laptopi mund të jetë gjithmonë edhe më i vështirë për t’u dalluar në të ardhmen. Nëse kjo ndodh, Microsoft mund të arrijë qëllimin e tij për ta bërë gjeneratën e telefonave të përkulur te paketa Office dhe kjo mund të përfundojë të jetë më keq për këtë shkak.