Microsoft deklaron se e ka buxhetin të fokusuar tek Lumia 535. I disponueshëm në fund të nëntorit, telefoni vjen me një ekran 5 inç, 1,2 GHz quad-core procesor dhe 1 GB RAM. Nga pikëpamja e kapacitetit, telefoni ka 8Gb memorie të brendshme dhe një mundësi për ta shtuar atë me micro SD.
Lajmërimi është shoqëruar me imazhet dhe karakteristikat e dala gjatë javës së kaluar. Ndërkohë që informacionet mbi Lumia 535 po përshtaten gjithmonë e më shumë, Microsoft e ka targetuar pajisjen në një treg të gjerë, duke e argumentuar ofrimin me një çmim sa më të ulët të një telefoni të tillë, të ndjeshëm për tregun
Kjo strategji agresive ka shumë kuptim. Telefonat Windows nuk kanë një treg të madh, dhe i duhet të bëjë të pamundurën që të paktën të ketë të paktën 10% të tregut.
Dy pikat më të forta të telefonave Windows janë mungesa e burimeve të nevojshme që duhen për të drejtuar në mënyrë të butë sistemin e operimit dhe suksesi i mëparshëm i produkteve të Nokia-s në linjën Lumia 500.
Kështu që plotësimi i markës së telefonave Windows nga Microsoft e bënë deklaratën për përpjekjen dhe targetimin në një sasi më të madhe, me çmimi të ulët, më të aksesueshme në treg me anë të Lumia 535.
Telefoni përmban tre cilësi kryesore që mund t’i udhëheqë telefonat Windows drejt suksesit në 2015 e më pas.
Së pari do të ulë në mënyrë domethënëse barrierat që një përdorues duhet të hyjë në platformën e Windows Phone. Çmimi i lirë i kartës Sim në gamën e Lumia 500 ka provuar paraprakisht suksesin edhe për Lumia 520, i cili konsiderohet telefoni më i shitur Windows deri më tani i Microsoft, dhe Lumia 535 në vazhdimësi mund të ofrojë një telefon Windows të qëndrueshëm. Gjithashtu do t’u mundësojë zhvilluesve të shohin me “xhelozi” planet e Microsoft për telefona të lirë, pothuajse të njëjtin çmim sa për t’u hequr qafe.
Së dyti, Microsoft është duke zgjeruar veprimtarinë gjithmonë e më shumë në “cloud”. Telefonat Windows janë një shtesë që i bëhet Microsoft në shërbimet online. Hotmail mund të jetë më i vjetëri, por “OneDrive” i përshtatet kapaciteteve, menaxhimit të informacioneve personale dhe shërbimeve të lidhura si dhe sinkronizimi janë kyçi i së ardhmes së Microsoft. Më shumë përdorues të telefonave Windows do të thotë më shumë përdorues të shërbimeve të tilla online.
Më në fund, projektet e Lumia 535 kanë besueshmëri në produkte. Ky mund të jetë një produkt i lirë, por do të marrë të gjithë fuqinë e profesionistëve të marketingut. Nuk do të jetë i fshehur në një dyqan në cep të rrugës, ky telefon planifikohet të hidhet fuqishëm në treg. Kjo do t’u japë besueshmëri klientëve që Microsoft është në këtë treg me terma afatgjatë dhe do vazhdojë t’iu sigurojë mbështetje për platformën
Mesazhet 5x5x5 e Microsoft përreth Lumia 535 e tërheqin fokusin në dy çështje, ekrani i madh 5 inç, i cili nuk është një karakteristikë e veçantë në këtë treg dhe kamera e dyfishtë 5 megapiksel të disponueshme përballë dhe në pjesën e pasme të telefonit.
Nokia ka pasur gjithmonë një reputacion të qëndrueshëm mbi kamerën në telefonat e saj dhe Microsoft shpreson të vazhdojë me këtë traditë. Kamera ballore, ajo e “selfie” është identike me atë të Lumia 735 me një kënd më të gjerë dhe optikën të përmirësuar, ndërkohë që kamera e pasme 5 megapiksel duhet të marrë avantazhin e softuerëve të kamerave të reja nga “ekipi i pamjeve” në të ardhmen e afërt
Ekrani 5 inç vazhdon idenë e telefonave Windows për të sjellë karakteristika të mira me një çmim më të ulët, një pikë kjo që e bën më të vëzhgueshëm, dhe sigurisht ju mund të keni akses në Microsoft Office me këtë pajisje dhe në “Cloud”