Microsoft po teston një aplikacion të tijin cellular, që do i lejojë të gjithë pajisjeve Windows 10 të lidhen me disa rrjete celulare pa kontratë. Fillimisht u raportua se ky aplikacion u publikua në dyqanin virtual të Windows dhe mund të shkarkohej, ndërsa vetë Microsoft nuk ka bërë publike akoma planet mbi këtë pajisje, shkruan Telecom Paper.
Aplikacioni u dizenjua për të punuar në Windows 10 dhe kërkon një “Microsoft SIM kartë”, sipas specifikimeve. Microsoft po planifikon të shesë shërbimet e tij nëpërmjet dyqanit Windows, ndaj të dhënat do të lidhen me llogaritë Microsoft.
Kompania së fundmi nënshkroi një marrëveshje me MVNO Transatel, që mundëson shërbimet roaming në shumë shtete, për të ofruar celularëve aksesin në produktet Windows.