Microsoft ka lëshuar një aplikacion të ri mobil për platformat mobile rivale si Apple iOS dhe Google Android.
Gjiganti amerikan i softuerit, Microsoft, ka lëshuar aplikacionin mobil Microsoft Remote Desktop, që i lejon përdoruesit të kontrollojnë kompjuterët e tyre personalë në Windows përmes pajisjeve të tyre mobile që bazohen në iOS apo Android.
Versioni i aplikacionit për iPad është kompatibël edhe me iPhone, iPad dhe iPod Touch, të cilat bazohen në versionin paraprak të platformës së Apple, iOS 6 apo iOS 7, ndërsa versioni i aplikacionit për Android është kompatibël me tabletët dhe telefonat e mençur mobilë Android, të cilët mbështeten në Android 2.2 dhe versionet tjera më të reja të këtij sistemi operativ.
Aplikacioni i ri mobil i Microsoft, Remote Desktop, është në dispozicion për shkarkim nga iTunes dhe Google Play Store.