Microsoft është duke përshpejtuar prezantimin në treg të orës së parë inteligjente brenda javëve të ardhshme. Kjo orë do të gjurmojë rrahjet e zemrës dhe procesin e saj të punës në platforma të ndryshme telefonike. Gjithashtu do të ketë një jetëgjatësi të baterisë për më shumë se sa dy ditë.
Kjo do t’i vendosë ata përpara orës inteligjente Samsung Galaxy Gear dhe Moto 360, të cilat kanë nevojë të karikohen çdo ditë. Ora do të dalë në treg së shpejti pas lëshimit në një ankand për të kapur sezonin fitimprurës të pushimeve.
Forbes raportoi gjatë muajit maj që Microsoft po punonte me një orë inteligjente që ka përfshirë dhe ekspertizën e inxhinierëve nga divizioni i “Kinect”, e cila do të sinkronizohet me pajisjet e iPhone, Android dhe Windos Phone. Është e paqartë se si do ta quajë Microsoft këtë pajisje, ose sa do të kushtojë në dyqane.
Ora inteligjente do ta markonte kompaninë në një kategori të re pajisjesh nën udhëheqjen e Satya Nadella si CEO. Teknologjia e orëve është një territor i paeksploruar ende, pavarësisht ofertave nga Samsung dhe të pritshmes nga Apple Watch. Është një treg që mendohet të vlejë 7.1 miliardë në 2015.
Të shkosh drejt kryqëzimit të platformave është në përputhje me mënyrën se si Nadella e drejton kompaninë për të bërë produktet e tij të ofrojnë mundësi “përtej çdo pajisje”.
Me baterinë që do të zgjasë më shumë se sa dy ditë, Microsoft mund të marrë një shtysë të madhe në krahasim me konkurrentët, të cilët kanë hyrë në fushën e orëve inteligjente. Bateria konsiderohet si një nga specifikimet më të rëndësishme kur një klient blen një pajisje inteligjente, por përsëri gjatë prezantimit të orës Apple, Tim Cook theksoi se ora duhet të karikohet çdo natë, njësoj si Gear dhe Moto 360.
Ekzistojnë disa ora të tjera në treg që janë inteligjente si Pebble dhe Jawbone, të cilat mund të rezistojnë me ditë të tëra pa u karikuar por kur vjen te karakteristikat dhe ekrani i Apple Watch apo Gear, ato qëndrojnë shumë larg.
Kur vjen puna te jetëgjatësia e baterisë, Microsoft mund të përfitojë nga ekspertiza ndër vite në softuerë, që u lejon të krijojnë sensorë të integruar që rrisin eficencën fuqisë së pajisjes.
Historia e Microsoft e lëshimit të hardware komplekse. Kur Microsoft prezantoi “Kincet” për “Xbox 360” në 2011-n, u ble me shpejtësi nga konsumatorët me shifra rekord.
Trashëgimia e Microsoft në makineri e krijuar nëpërmjet kërkimeve mund të drejtohet në të ardhmen në biznesin e pajisjeve të gjurmimit të shëndetit. Kompania mund të përmirësojë karakteristikat e orës, dhe çdo softueri shoqërues të saj, si një shërbim ndaj uljes së kostove të paketave shëndetësore. Një “mirësi” e tillë shërbimesh ofrohen tashmë nga mbajtësit e paketave shëndetësore si Pact Health, StickK, WellBe dhe Jiff, por firmat më të mëdha teknologjike duhet si fillim të kapërcejnë në treg.