Kosova i bashkohet rrjetit europian për të shënuar ditën europiane të Mikrofinancës.
Mikrofinancat e Kosovës po kontribuojnë në përfshirjen financiare dhe përmirësimin e jetesës të mijëra qytetarëve të Kosovës. Aktualisht sektori mikrofinanciar ka 93 milion Euro kredi aktive të shpërndara në 55 mijë klientë të cilët nuk shërbehen nga bankat. Mbi 35 % e kredive janë të dhëna në ekonomitë familjare në zona rurale.
Që nga themelimi i tyre, mikrofinancat e Kosovës, kanë shërbyer më shumë se 450 mijë famillje dhe biznese të vogla në të gjithë Kosovën. Shoqata e Institucioneve Mikrofinanciare të Kosvoës, tetor 2016./ Kosovapress
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.