Skuadra italiane e futbollit Milan ka nënshkruar kontratën e re 5 vjeçare me Fly Emirates, e cila mban një shifër rekord, plot 100 milion euro.
Mediat italiane ia atribuojnë këtë sukses Barbara Berluskonit, e cila është administratore për çështjet komerciale.
“Për ne dhe për futbollin italian është një ditë e rëndësishme. Jemi shumë të lumtur, është një sinjal i mirë edhe për qytetin tonë. Stadiumi i ri? Për një shoqëri si Milan stadiumi është thelbësor. “San Siro” është i mrekullueshëm, por futbolli ka evuluar dhe objektivi jonë është që në të ardhmen të kemi një stadium në pronësi. Në Itali është e vështirë duhet ende shumë kohë”, shprehet ajo në një prenoncim për mediat.
Objektivi në të ardhmen është rikthimi sa më shpejt në Champions League, thuhet se është shprehur nga skuadra.